Mickoski me përgjigje për Spasovskin: Kur flisni për punën e administratës, a e pyetët zëvendësministrin tuaj prej ku i ka paratë për një natë në vlerë prej 3000 eurosh në hotelet luksoze në Turqi ose atëherë heshtnit si kotele?

“Si deputet zoti Spasovski këtu mund të thoni çdo gjë. Por e vërteta është në vijim, Fakulteti i Teologjisë me 240 kredi sipas programit të ri të vitit 2018, diplomë e besueshme e lëshuar nga institucion për të cilin mund të kontrollohet menjëherë. Në vitin 2008 ka punuar si mësuese fetare në katër shkolla fillore në territorin e Komunës së Kumanovës, ka qenë mësuese fetare në kampet për edukim fetar të organizuara nga Kisha, ka qenë mësuese fetare në kampin në Rajçicë etj. Kështu që, sa i përket kompetencave, shpifjet që i thatë, me të vërtetë do të përmbahem nga komentet”, tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit në seancën e sotme të Kuvendit.

Kryeministri Mickoski e pyeti Spasovskin se për cilën administratë e ka fjalën dhe se a ka kërkuar përgjegjësi dhe nëse e ka pyetur zëvendësministrin e atëhershëm për Punë të Brendshme se ku i ka gjetur paratë për netët luksoze në hotelet në Turqi që kanë kushtuar 3000 euro nata.

“Në lidhje me administratën, për cilën administratë e keni fjalën, ajo që i dha pasaportën Jovo Vukotiqit apo ajo e Sedat Pekerit. Apo ai zëvendësministri juaj që qëndronte në hotele super luksoze me pesë yje në Stamboll në apartamente 700 metra katrorë ku filmonte veten. Për çfarë po flasim tani? Ju kërkuat përgjegjësi atëherë apo heshtët si kotele? Ja ku ju pyes, mund ta kishit pyetur se prej ku i ka 3000 euro për një natë të paguajë në këtë hotel luksoz? Kush i ka paguar dhe ju e dini se nuk është vetëm kaq, më lejoni t'ju kujtoj se ku janë dhe çfarë është bërë, ose këtë ta lëmë ta përcaktojë Pançe Toshkovski”, theksoi Mickoski.

“Kështu që, zoti Oliver Spasovski, pikërisht është temë për të cilën flitet me dekada dhe po, duhen reforma në administratë. Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me ministrin e administratës publike, sa e rëndësishme është për ne administrata publike e tregon fakti që ne kemi një ministri të veçantë që do të kujdeset vetëm për administratën publike dhe jam në biseda të vazhdueshme me ministrin dhe mund të them se çfarë është bërë në këto 120 ditë në kohë të shpejtë do të vijë edhe këtu në Kuvend dhe do të keni mundësi të debatoni të gjithë së bashku dhe bashkërisht të krijojmë ligje që do të nënkuptojnë administratë efikase”, tha kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se administrata e sheh se si funksionon ai mbi ta, kështu funksionojnë edhe ata, duke theksuar se ajo disiplinë e punës është sjellë në bashibozuk në 7 vitet e kaluara.

“Administrata punon në bazë të instinktit. Dhe kush e dikton instinktin? Ai që drejton institucionin. Nëse ata janë të korruptuar dhe nëse janë dembelë, joambiciozë dhe plot me krim, kjo reflektohet vertikalisht poshtë. Ata shohin sesi ai mbi ta funksionon dhe kjo quhet disiplinë pune. Ajo disiplinë e punës në 7 vitet e fundit është sjellë në një fjalë të vetme turke, bashibozuk”, është decid Mickoski.