Argumentet e ministrit Nikolloski për hekurudhën drejt Bullgarisë u pranuan

Dje në Sofje u mbajt takim i delegacioneve nga Maqedonia, Bullgaria dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian lidhur me lidhjen hekurudhore.

Gjegjësisht, u pranuan tre argumentet kryesore të zëvendëskryetarit të Qeverisë dhe ministrit për Transport, Aleksandar Nikolloski. Së pari, duhet të ketë projekt të përbashkët për tunelin në mënyrë që të mos ndërtohet tunel i cili nuk çon askund, më tej Bullgaria për të përfunduar pjesën e saj të hekurudhës dhe së treti, për të rishikuar koston që është shumë e lartë, si dhe për të rishikuar vetë projektin.

Pas vlerësimit të rreziqeve, ndërtimi i tunelit për lidhje hekurudhore midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është më efikase të jetë vetëm një kontraktor. Kjo u përfundua në takimin në Sofje midis delegacioneve maqedonase dhe bullgare dhe në lidhje me negociatat për lidhje hekurudhore midis dy vendeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në takim, nga ana maqedonase, e udhëhequr nga Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Transportit, Stefan Vollkanovski dhe drejtori i Infrastrukturës Hekurudhore Sinisha Ivanovski, u theksua se Maqedonia nuk heq dorë nga lidhja hekurudhore dhe në këtë projekt shihet si një projekt rajonal me të cilin theksohet zhvillimi i rrjeteve evropiane të transportit.

Në takim, u ra dakord nga të dyja palët se i gjithë projekti në fazën 3 (aksi Kriva Pallankë - Deve Bair) të shqyrtohet sepse çmimi i tanishëm është shumë i lartë dhe i paarsyeshëm me synim për ta reduktuar atë.

Të dy delegatët ranë dakord gjithashtu të përdorin vendimin për projektin teknik të tunelit të parashtruar nga NP Infrastrukturë Hekurudhore.

Në takim, u ra dakord që të dy vendet të formojnë grupe punuese me qëllim që të përgatitnin dokumentacionin e nevojshëm për tunelin.

Gjatë takimit, palët shkëmbyen informacione, afate kohore për ndërtimin, dhe shkëmbyen përvoja lidhur me çështjet teknike për ndërtimin e Korridorit 8, në veçanti në pjesën e procedurave për funksionimin e ardhshëm të tunelit ndërkufitar “Deve Bair”.

Palët ranë dakord gjithashtu që marrëveshjet e arritura t'ua prezantojnë institucioneve financiare përgjegjëse të BE-së.