“Sot së bashku me Kryetarin e Qeverisë, Prof. Dr. Hristijan Mickoski, jemi në vizitë të Kombinatit të duhanit - Prilep. Falënderoj ekipin menaxhues për pritjen e ngrohtë dhe i uroj punë të suksesshme në periudhën e ardhshme”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
“Sipas të dhënave që ka Ministria përmes sistemit elektronik për evidencën e duhanit ISET, këtë vit janë lidhur kontrata për 26 mijë tonë duhan. Janë të përfshira rreth 16.800 ekonomi bujqësore”, sqaroi ministri.
Ai theksoi se sipas projeksioneve nga terreni dhe komunikimit me shoqatat bujqësore, korrja e këtij viti pritet të jetë mbi 10% më e lartë se e vitit të kaluar.
“Presim që duhani këtë vit të jetë i një cilësie të shkëlqyeshme, janë regjistruar 298 pikë në mbarë Maqedoninë, gjegjësisht 305 peshore të regjistruara që do të funksionojnë në periudhën e ardhshme. Afati ligjor për të filluar blerjen është më 15 nëntor, pasi bie ditën e premten, afati më i hershëm për të filluar është data 18 nëntor. Dhe sipas Ligjit për Duhanin dhe Produktet e Duhanit, më i fundit është më 15 dhjetor”, përfundoi ministri.