Miteva: Në mbrëmjen maqedonase të organizuar nga Qeveria do të prezantohen mbi 300 kantina të verës dhe specialitete maqedonase

Në kuadër të vizionit të verës, Qeveria organizon një mbrëmje maqedonase në të cilën të prezantohen ushqimet, verërat dhe pijet më të mira.

Do të ketë mundësi të prezantohen mbi 300 kantina të vogla, të mesme  dhe të mëdha të verës, të shijohen specialitetet maqedonase dhe të shihet një mbrëmje e pasuruar nga virtuozët maqedonas, Andriana Janevska dhe Naum Petrevski.

Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickovski do t’u drejtohet të pranishmëve, ku  përveç përfaqësuesve të diplomacisë maqedonase do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të lartë të korit diplomatik, komunitetit afarist, por edhe shumë mysafirë nga rajoni.

Ajo që është më me rëndësi është se këto ngjarje janë organizuar në të kaluarën dhe i kanë kushtuar shtetit 400 mijë euro.

Qeveria sivjet arriti me mjetet e veta të prezantojë në mënyrë dinjitoze më të mirën e Maqedonisë.