"Pagesa e subvencioneve për bujqit është, do të thoja, befasuese pozitivisht për mua, pasi javën e kaluar tashmë u paguan rreth 400 milionë denarë për rreth 7 mijë bujq dhe vlerësoj se në këtë mënyrë do të vazhdojmë më tej të nxisim ekonominë dhe aktivitetin bujqësor", tha Hristijan Mickoski, Kryetari i Qeverisë duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.
Lidhur me akuzat nga ana e opozitës, Mickoski theksoi se ata shërbehen me gënjeshtra, duke menduar se në atë mënyrë do të fitojnë ndonjë pikë politike, por, siç tha ai, bujqit të jenë të qetë sepse kanë një Qeveri që punon në interes të tyre.
"I ndjek mesazhet e opozitës të cilët përpiqen përsëri me konstruksione dhe gënjeshtra të sulmojnë. Unë do të doja të them këtë: faktet janë krejtësisht ndryshe. Dhe cilat janë faktet; kjo Qeveri u zgjodh para më pak se 14 muajsh, kishim paga të papaguara më shumë se 3 muaj në pyjet kombëtare dhe në SH.A. Ekonomia e Ujërave, kjo u zgjidh dhe pagat u paguan dhe deri sot paguhen rregullisht. Kishim subvencione të papaguara nga viti 2021, tani është duke u përfunduar pagesa e subvencioneve për vitin 2024 dhe është duke filluar pagesa e atyre aktuale për vitin 2025.
Në pjesën e duhanit – kontratat që u nënshkruan me 375 denarë për kilogram dhe subvencion prej 80 denarësh, pasi u zgjodh kjo Qeveri, me negociata të reja me blerësit u rritën nga 375 në 400 denarë dhe subvencioni nga 80 në 100 denarë, duke arritur rekord prej 500 denarësh për kilogram duhan të shitur, ndërsa rendimenti nga 17-18 milionë kilogramë u rrit në 22-23 milionë kilogramë, sepse miratuam ligj në të cilin thamë se deri sa edhe fleta e fundit e duhanit maqedonas të blihet, nuk do të importohet duhan tjetër.
Produktet e hershme të kopshtarisë, qofshin ato lakra pranverore, domatet, kastravecët, hudhra, qepët, specat etj., shënojnë çmime rekord të blerjes. Kjo për shkak se ne si Qeveri dhe Ministria nuk bëjmë marrëveshje me blerësit rreth çmimit, siç bënin disa në të kaluarën për të përfituar nga mundi i bujqve dhe në të gjitha anët po regjistrohen çmime rekord. Po ashtu edhe te mullisët, edhe te prodhuesit e grurit, edhe te rrushi po ashtu.
Këtë vit kemi edhe një rendiment 25% më të lartë, sepse sistemet për furnizim me ujë funksionuan me kohë – ndërkohë që vitin e kaluar nuk funksiononin; nëse vitin e kaluar ishte 70-75 milionë kilogramë, tani do të jetë mbi 100. Dhe këto janë të gjitha fakte.
Ndërsa ajo që e shohim nga ana e opozitës është vetëm një përpjekje për të konstruktuar diçka dhe një përpjekje e vogël për politikë të ulët; ata kanë agjendën e tyre, ndërsa ne duhet të punojmë në interes të qytetarëve. Ata do të gënjejnë, nuk do ta thonë të vërtetën duke menduar se në atë mënyrë do të fitojnë ndonjë pikë politike, por qytetarët të jenë të qetë, sepse kanë një Qeveri që kujdeset për gjithçka”, theksoi ai.