Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi po qëndron për vizitë zyrtare në Izmir të Turqisë ku ka zhvilluar takim me Gökhan Temur, kryetar i "Müsiad" dega në Izmir. Ministri Durmishi theksoi se Republika e Turqisë është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe një vend që vazhdimisht investon në ekonominë e vendit tonë edhe atë në sektorë të ndryshëm si partner strategjik investues. Turqia është partneri ynë i pestë përsa i përket investimeve dhe i shtati për sa i përket tregtisë. Strategjia jonë është të arrijmë zhvillim më të mirë ekonomik jo vetëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe në të gjithë rajonin. Maqedonia e Veriut ka kushte të shkëlqyera për tërheqjen e investimeve të huaja sidomos në Zonat e Lira Ekonomike, ku ofrohen përfitime të mëdha për investitorët e huaj, si dhe jashtë zonave.
Gjithashtu, ministri Durmishi në selinë e kësaj shoqate zhvilloi takim me deputeten me origjin shqiptare Şebnem Bursalı. Durmishi potencoi se si MEP dhe Qeveri janë të hapur për bashkëpunim, për investime të huaja dhe krijimin e sa më shumë vendeve të reja të punës dhe uljen e papunësisë në vendin tonë!