Bujqit më në fund gjetën partner tek Qeveria – U miratua vendimi për mbështetje shtesë për prodhuesit e orizit: 6.000 denarë për 1.000 kilogramë oriz të blerë dhe subvencione prej 18.000 denarë për hektar

Të nderuar,

Si Qeveri, u obliguam që do ta rikthejmë dinjitetin e bujqve, do të jemi partneri i tyre dhe do të dëgjojmë kërkesat e tyre duke i zgjidhur problemet që i shqetësojnë.

Pas 7 viteve degradim dhe humbje të besimit, bujqit më në fund po marrin atë që e meritojnë.

Pas bisedimeve dhe takimeve me prodhuesit e orizit, u arrit një vendim i përbashkët për t’i mbështetur ata me 6.000 denarë për 1.000 kilogramë oriz të blerë të destinuar për eksport, si dhe subvencione shtesë prej 18.000 denarë për hektar për vitin aktual 2024.

Gjatë 7 viteve të kaluara, në vend që të prodhonin në fushat e tyre, bujqit ishin në rrugë duke protestuar për shkak të neglizhencës dhe mosinteresimit të qeverisë së mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së.

Sot, kjo pamje dhe situatë e shëmtuar në bujqësinë maqedonase po ndryshon.

Përveç një sërë masash dhe projekteve të realizuara gjatë 6 muajve të fundit, si dhe riparimit të dëmeve të lëna nga udhëheqja e mëparshme, Qeveria vazhdon të punojë me përkushtim për një standard më të mirë jetese për bujqit.

Qeveria është një qeveri e cila e mbështet bujqësinë, e cila e kupton mundin e bujqve dhe e vlerëson punën e tyre të palodhshme.

Vazhdojmë me përkushtim për një të ardhme më të mirë për të gjithë!