Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani dhe rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, prof. Dr. Izet Zeqiri, nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Universitetit “Nënë Tereza”-Shkup.
“Memorandumi është konfirmim i gatishmërisë sonë për bashkëpunim të përbashkët në funksion të ofrimit të ndihmës reciproke, mbështetjes dhe shërbimeve në përgatitjen, menaxhimin dhe zbatimin e projekteve, planeve, aktiviteteve dhe iniciativave të përbashkëta që do të nxisin zhvillimin lokal dhe rajonal, veçanërisht në fushën e politikës sociale, demografisë dhe rinisë”, tha ministri Limani dhe shtoi: “Nënshkrimi i sotëm është vetëm fillimi, dhe bashkëpunimi që do të vijojë do të jetë bazë për rritje dhe inovacion”.
Me Memorandumin është paraparë që bashkëpunimi në mes Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë të realizohet përmes shkëmbimit të përvojave dhe njohurive shkencore dhe profesionale; ofrimi i mendimeve të ekspertëve në lidhje me politikat sociale në të gjitha nivelet; përgatitja e rishikimeve, përgatitja e zgjidhjeve të projektit dhe dokumentacionit të projektit; bashkëpunim dhe mbështetje reciproke në organizimin dhe realizimin e konferencave profesionale dhe shkencore, seminare, tryeza të rrumbullakëta, punëtorive, shkollave verore etj; bashkëpunimi në zbatimin e programeve shkencore-edukative dhe zbatimi i mësimdhënies praktike për studimet universitare, pasuniversitare dhe doktorale; mbështetje, promovim dhe ndërgjegjësim për rolin e politikës sociale, demografisë dhe rinisë përmes bashkëpunimit të përbashkët etj.