Mickoski: Supermarketet dhe objektet tjera tregtare do të jenë të nënshtruara kontrollimeve, pasi prioriteti ynë si Qeveri është të mbrojmë standardin e qytetarëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur  pyetjes së gazetarëve në lidhje me atë që është diskutuar në takimin e sotëm të  zhvilluar në Qeveri për çmimet në supermarkete, tha:

„Po, mëngjesin e sotëm, para se të vij këtu, pata një koordinim me ministrin për ekonomi dhe punë, zëvendësministrin, kryetarin e Komisionit për mbrojtje të konkurrencës dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëropr të Tregut, ku kemi rënë dakord për hapat që do të merren që sot. 

E dini që gjatë konferencës së djeshme për media, në të njëjtën konferencë për media, nga ana e kolegëve tuaj u përmendën dy zinxhirë marketesh, të cilat sipas asaj siç tregojnë, bëjnë disa lloj shmangiesh të ligjeve dhe procedurave dhe këto do t'i nënshtrohen kontrolleve rigoroze, duke filluar nga sot dhe gjatë ditëve në vijim. Sepse, sipas informacionit që disponojmë, kemi rreth 20,000 komitentë për çdo zinxhir supermarketi dhe do të duhet të shqyrtojmë thellë nëse ka indikacione të tilla.

Po ashtu, edhe objektet tjera tregtare do të jenë t’i nënshtrohen këtij lloji të kontrollit, pasi standardi i qytetarëve është prioriteti ynë dhe ne do të bëjmë gjithçka si Qeveri për ta mbrojtur atë. Ky është një mesazh që të gjithë duhet ta dinë dhe të kuptojnë se ne jemi të seriozë dhe këtë sulm e kuptojmë si sulm ndaj standardit të qytetarëve, ndërsa ne si Qeveri kemi të drejtë dhe detyrim ta mbrojmë interesin publik dhe standardin e qytetarëve.“