Mickoski: Pres lëvizje të ekonomisë me 250 milionë eurot në dispozicion për investime

“Pres absolutisht levizje. Kjo është një strategji më e madhe, më gjithëpërfshirëse. Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë është marrë ky vendim, gjegjësisht kontratat që duhet të nënkuptojnë, do të thosha tani, një ndërlidhje administrative dhe krijimin e një partneriteti ndërmjet Bankës për Zhvillim dhe bankave komerciale, tashmë janë miratuar nga ana e Qeverisë. E gjithë kjo është e përfunduar dhe pres që këto ditë të kryhet ky formalitet dhe kompanitë dhe operatorët ekonomikë të mund të aplikojnë dhe të marrin atë që unë do të thoja se është kredia më e ulët në Evropë.

Gjatë ditës së djeshme, më vonë në mbrëmje kam pasur edhe një takim me guvernatorin e Bankës Popullore, ku kemi diskutuar për shumë tema, duke përfshirë edhe temën se sot, nëse ponderohet norma e interesit që përdor ekonomia maqedonase, rrallëherë është identike me atë të Evropë, afërsisht 4.7%. Ndërsa kjo normë interesi që do të jetë në dispozicion është 1.95, që është mbi dy herë më e ulët se norma e ponderuar, aktuale e tregut në vendin tonë. Gjegjësisht, pres që kjo të ndihmojë, për të krijuar një valë investimesh prej së paku 300 milionë euro”, u përgjigj sot Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarit nëse pret lëvizje që ekonomia maqedonase me masën 250 milionë euro për kompanitë, nëse merret parasysh faktin se edhe Banka Botërore korrigjoi proeksionin lart.

Me  projektet e Qeverisë, pritet që parashikimet të jenë në rritje pozitive edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare, ashtu siç bëri Banka Botërore.
"Pastaj, projektet në komunat të cilat janë një valë investimesh, realizimi i investimeve kapitale prej 250 milionë eurosh. Këtu do t'i shtoja edhe investimet e jashtme, investimet e huaja, të cilat pres këtë vit gjegjësisht vitin e kaluar, 2024, me dinamikë të shtuar në gjysmën e dytë të vitit, të kalojnë një miliardë.  Kjo do të na bëjë më të mirë në rajon sa i përket investimeve për kokë banori dhe si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Përsëri, të kthehemi në ato shtigje dhe logjikisht të gjitha këto indikatorë për konsolidimin e deficitit buxhetor dhe të ardhurat dhe të ngjashme do të rezultojnë në korrigjimin e parashikimeve në linjë pozitive nga institucionet financiare ndërkombëtare, siç e bëri, për shembull, Banka Botërore. E cila fillimisht parashikoi 1.8 për vitin 2024, dhe nëse rritja është midis 3.5 dhe 4 përqind në katër mujorin e katërt, natyrisht që do të shkojë në linjë pozitive, dhe mund të arrijë deri në 3 përqind në nivel vjetor, diçka me të cilën do të jemi me të vërtetë të kënaqur, pra do të tejkalojë edhe pritshmëritë tona pozitive", shpjegoi kryeministri.