Fillkov: Nuk do të lejoj mos ndëshkueshmërinë dhe të paprekshmërinë!

Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov në pres konferencë u bëri thirrje gjykatave në të gjitha instancat dhe Këshillit Gjyqësor, që të ndërmarrin veprime me të cilat do të rishqyrtohet i gjithë rasti i vdekjes së parakohshme të Frosinës.
 
“Ju informoj se sot mora vendim ta shkarkoj nga anëtarësimi i grupit të punës në Ministrinë e Drejtësisë, gjyqtaren emri i së cilës po bën bujë në publik. Gjyqtarja ishte pjesë e grupit të punës e cila është formuar në dhjetor të vitit 2020 për ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal dhe ishte pjesë e grupit të optimizuar të punës për ndryshimet e shpejta të Kodit Penal, me të cilat presim që të mënjanohen pasojat e dëmshme të shkaktuara me ndryshimet në vitin 2023. Këtë po ë bëj me qëllim që të mos diskreditohet procesi që ka filluar për reformat e nevojshme thelbësore në gjyqësor”, deklaroi Fillkov.
 
Fillkov konsideron se është koha e fundit që institucionet kompetente të dëshmojnë se janë të gatshme të ndërmarrin masa me qëllim të gjetjes së fajtorëve dhe mundësisë për përgjegjësi.
 
“Përgjegjësia duhet të përcaktohet dhe këtu nuk ka kompromise. Qytetarët presin drejtësi ndërsa institucionet janë të obliguar ta japin atë, shpejt në mënyrë të drejtë dhe transparente. Ky rast është vetëm një konfirmim i të dhënave për vlerësimin e punës së gjykatave që janë paraqitur vetëm para pak ditësh. Pikërisht shpejtësia e veprimit dhe korrupsioni u detektuan si problemi më i madh i gjyqësorit me vlerësim më të ulët”, tha Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.
 
Mungesa e të vepruarit dhe ngadalësia, sipas Fillkovit, hap mundësinë që nesër të kemi raste të njëjta apo të ngjashme.
 
“U bëj thirrje të gjithë aktorëve politik në vend që të mos tentojnë që këtë rast tragjik ta keqpërdorin për qëllime politike ditore. Sistemi gjyqësor patjetër të ndryshohet rrënjësisht, si nga jashtë po ashtu edhe nga brenda. Nuk do të lejoj mos ndëshkueshmëri dhe paprekshmëri”, tha Fillkov.