“Unë prisja që LSDM të ishte më racional në deklaratat. Dhe tani ajo që e lexova ishte vërtetë e papritur për mua, mendova se do të qëndronim së bashku për të siguruar një konsensus nacional dhe për të punuar së bashku për ndryshimet, të mos jetë njëanshëm, të mos akuzohemi ne se po bëjmë diçka që është pjesë e koalicionit që është në Qeveri”, thotë kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për mënyrën si i komenton akuzat e Venko Filipçes për partizimin e Këshillit Gjyqësor.
Kryeministri Mickoski drejtoi një apel për të gjitha partitë parlamentare që të përfshihen dhe të punojnë së bashku për ndryshimet, me qëllim që të sigurohet një konsensus shoqëror.
“Unë ftoj të gjitha partitë parlamentare që të punojmë së bashku në këtë proces, të jetë inkluziv, të mos jetë diçka që bëjmë vetëm. Le të krijojmë një praktikë të re, të sigurojmë një konsensus shoqëror që na duhen ndryshime dhe të punojmë së bashku për t'i realizuar këto ndryshime. Por, asnjëherë nuk mund asnjëher që arsyeja të bëhet zgjidhje. Tani arsyeja për këtë gjendje në drejtësi është Qeveria e cila ka qenë aty për 7 vjet dhe pas vendimeve të së cilës ka shumë polemika dhe skandale, sidomos në gjyqësor, nuk dua t'ju rikujtoj për Kodin Penal të miratuar në mënyrë të dyshimtë me flamurin evropian, tani ata nga njëra anë po paraqiten si një zgjidhje. Procesi duhet të jetë inkluziv, të kemi një konsensus shoqëror”, thotë ai dhe shtoi:
“Ja, nuk duam të kemi të drejta ekskluzive vetëm ne për t’i bërë këto ndryshime. I ftoj të gjithë deputetët në Parlament, nëse janë dakord që ky Këshill Gjyqësor që ata e kanë votuar, të shpërbëhet, i ftoj kur të vijë pika në rendin e ditës të votojnë, në drejtim që këta anëtarë të Këshillit Gjyqësor të shkarkohen. Dhe pastaj, së bashku në një proces inkluziv, të gjejmë njerëz që do të monitorojnë dhe do të jenë ata që do të identifikojnë gjyqtarët që abuzojnë me atë që janë gjyqtarë dhe që janë shkaktarë, do të thosha, për shkak të vendimeve të tyre kontoverse në disa procese që nuk duhet të na ndodhin”.