Urim për Krishtlindje nga Zëvendëskryeministri dhe Ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Stoilkoviq

Me rastin e njërës prej festave më të mëdha të krishtera, Krishtlindjes – ditës kur festojmë lindjen e Krishtit, ju dërgoj përshëndetjet dhe urimet e mia më të sinqerta për shëndet të mirë, paqe në zemra dhe shpirtra, ngrohtësi dhe mirëqenie, në emrin tim dhe në emër të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Qoftë që këto momente festive të na sjellin të gjithëve shëndet të mirë, gëzim në shtëpitë tona dhe paqe e qetësi në zemrat tona.

Qoftë që Nata e Krishtlindjes dhe Krishtlindja të sjellin ngrohtësi në familje, dhe që familja e fqinjët t’i mbushin ato me mendime të mira, dashamirësi dhe bekime. Kjo festë e madhe e krishterë është një festë familjare, një festë që na mëson të jemi të bashkuar dhe të unifikuar, prandaj ju uroj që të kaloni festat e Krishtlindjes në një atmosferë të mirë festive në rrethin e më të dashurve tuaj, të mbushur me paqe, mirëqenie dhe besim se vetëm së bashku dhe me mendime të bukura mund të kemi sukses dhe të kapërcejmë të gjitha sfidat. Qofshi të shëndetshëm, të gjallë dhe të begatë!

Krishti u lind, me të vërtetë u lind!

Gëzuar dhe të bekuar qoftë festa e madhe e krishterë, Krishtlindja, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri Ivan Stoilkoviq.