Takim me Kryetarin e Këshillit Kombëtar për Siguri Kibernetike të EBA-së

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, zhvilloi takim bilateral me Sh.T., Dr. Mohamed Hamad Al Kuvaiti, udhëheqës i sigurisë kibernetike për Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kryetar i Këshillit për Siguri Kibernetike të EBA-së.   

Bashkëbiseduesit diskutuan mbi mbrojtjen në fushën e sigurisë kibernetike, bashkëpunimin ndërkombëtar në përballimin e sulmeve hibride dhe kërcënimeve kibernetike.  

Al Kuvaiti është i njohur për faktin se e ka renditur EBA-në në pesë vendet më të mbrojtura nga sulmet kibernetike. Dr. Al Kuvaiti udhëheq gjithashtu shumë iniciativa që kanë sjellë rekorde të Ginisit për ngritjen e ndërgjegjësimit mbi sigurinë kibernetike dhe organizimin e ushtrimeve më të mëdha të sigurisë kibernetike, duke rritur ndjeshëm rezistencën e kombit në hapësirën kibernetike.   

“Kontribut të madh kanë bisedat me njerëz si zoti Al Kuvaiti, me të cilët diskutojmë drejtimet dhe strategjitë për përmirësimin e mbrojtjes ndaj sulmeve të tilla,” theksoi Andonovski.   

“Më vjen mirë që Memorandumi për bashkëpunimin ndërqeveritar në këtë fushë është në një fazë të avancuar dhe shpresoj që së shpejti do ta nënshkruajmë. Kështu do të përcaktojmë bashkëpunimin tonë për gjithë periudhën e ardhshme,” përfundoi Andonovski.