Nikolloski: Maqedonia me rritje historike prej mbi 1 miliard euro të investimeve të huaja

Për herë të parë, Maqedonia ka tejkaluar shifrën e 1 miliard euro në investime të huaja direkte dhe pres që ky trend rritjeje të vazhdojë edhe këtë vit, theksoi sot nga Ohër zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski.

“Mund të them me krenari, bazuar në të dhënat e Entit të Statistikave, se viti i kaluar do të jetë një vit rekord për tërheqjen e investimeve të huaja në aspektin e vlerës së tyre. Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, do të tejkalojmë shifrën prej 1 miliard euro dhe pres që ky trend të vazhdojë edhe këtë vit. Kjo nuk nënkupton vetëm investitorë të rinj, por edhe zgjerimin e kapaciteteve të investitorëve ekzistues, si për shembull zgjerimi i kapaciteteve të kompanisë Kostal dhe kjo është diçka që do të vazhdojmë ta stimulojmë si Qeveri,” – tha zëvendëskryeministri Nikolloski.

Në kuadër të ngjarjes globale për furnizuesit, e organizuar në Ohër brenda Grupacionit Kostal, zëvendëskryeministri Nikolloski theksoi se shumë kompani vendase të vogla dhe të mesme mund të përfshihen në zinxhirin e furnizimit, gjë që do të çojë në zgjerimin e kapaciteteve të tyre, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e përgjithshme të ekonomisë.