Takim Nikoloski-Tiganj: T’i përmirësojmë marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale me rritjen e bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi takim pune me ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj.   
Në takim, ku u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, u diskutua për bashkëpunimin e ardhshëm mes dy vendeve.  
Zëvendëskryeministri Nikolloski theksoi veçanërisht se ekziston mundësi e madhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar mes Maqedonisë dhe Kroacisë.   
Ai informoi se Qeveria ka nisur investimin më të madh deri më tani në modernizimin e infrastrukturës, me fokus të veçantë në korridoret 8 dhe 10, të cilat janë pjesë e rrjeteve evropiane të transportit.  
Në takim u diskutua gjithashtu për çështjet aktuale politike në vend dhe rajon, me theks te proceset reformuese që po zbatohen, të cilat janë në drejtim të rrugës eurointegruese të vendit. Ndër të tjera, u diskutua edhe për reformat lidhur me sundimin e së drejtës dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.   
Zëvendëskryeministri Nikolloski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Kroacia në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet bilaterale do të vazhdojnë të mbahen në nivel të shkëlqyer, në interes të bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve.