Të nderuara media,
Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Qeveria në vazhdimësi miratojnë masa dhe krijojnë politika me qëllim të mbrojtjes së standardit të jetesës së qytetarëve, uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe stabilizimin e inflacionit.
Në fillim të kësaj jave, Kuvendi, me propozim të një grupi deputetësh, votoi ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve.
Me këto ndryshime, tregtarët, duke filluar nga mesi i prillit, do të kenë obligim të detyrueshëm të publikojnë çmimet e të gjitha produkteve në faqet e tyre të internetit.
Ligji, i cili presim këto ditë të publikohet në Gazetën Zyrtare, parashikon që në afat prej 45 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi, tregtarët t'i publikojnë në faqet e tyre të internetit çmimet e të gjitha produkteve që ata i shesin në shitoret e tyre.
Në 10 ditët e ardhshme, do të publikohen edhe rregulloret që do të përshkruajnë mënyrën në të cilën do të publikohen çmimet nga tregtarët.
Me këto ndryshime legjislative, presim më shumë transparencë të çmimeve në marketet, përmirësim të konkurrentësisëdhe ulje të çmimeve.
Qytetarët tani do të jenë në gjendje të zgjedhin se ku i shpenzojnë paratë e tyre, ata do të dinë për çdo produkt se në cilin market me çfarë çmimi shitet produkt i njëjtë.
Një masë e tillë do të çojë në rritje të konkurrentësisë midis tregtarëve dhe ulje të çmimeve të produkteve. Konsumatorët do të informohen plotësisht për atë se cili produkt sa kushton te ai tregtar.
Ky ligj ka të bëjë me tregtarët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj, me çka përjashtohen mikro-tregtarët dhe tregtarët individualë, respektivisht dyqanet e lagjeve.
Ky ndryshim ligjor vjen pas vendimit të Qeverisë javën e kaluar, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, për të kufizuar marzhet në 102 grupe të produkteve ushqimore bazë dhe mjeteve higjienike dhe për të kufizuar çmimet e 8 grupeve të produktebe më themelore ushqimore.
Siç kemi informuar edhe më parë, këto dy masa janë tashmë në fuqi dhe do të zgjasin deri më 30 prill, respektivisht do të përfshihen të dy festat, Ramazani dhe Pashkët.
Më lejoni t'ju përkujtoj, me vendimin për kufizimin e marzhit të fitimit bruto me shumicë dhe pakicë të 102 grupe të produkteve ose mbi 1000 produkte ushqimore dhe joushqimore janë përfshirë:
5% marzh fitimi bruto mbi 8 produkte ushqimore bazë, qumësht, bukë, miell (tip 400 dhe tip 500, vezë, vaj ushqimor, jogurt dhe kos)
10% marzh fitimi bruto për produktet ushqimore ku përfshihet një grup prej 55 produktesh ushqimore (mish dhe përpunimi mishi, sheqer, produkte qumështi, margarinë, gjalpë, perime dhe fruta të konservuara, fasule, oriz, brumra)
15% marzh të fitimit bruto të 39 produkte ushqimore dhe higjienike (fruta dhe perime të freskëta, detergjente, ushqim për bebe, pelena, sapun, letër higjienike, etj.)
Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren dhe inspektorët po veprojnë ndaj vendimit nëse marketet kanë përafruar çmimet e tyre në rafte.
Deri në fund të kësaj jave, planifikohet të ushtrojet mbikëqyrje në mbi 1.000 objekte tregtare në të gjithë shtetin, pas çka Inspektorati Shtetëror i Tregut do të dalë me të dhëna për mosrespektimin eventual nga markete të caktuara.
Dënimet lëvizin nga 500 deri në 10.000 euro, e deri në mbylljen e marketeve për 15 ditë. Pritshmëritë janë që çmimet të ulen mesatarisht përrreth 10%, me çka do të ndikojmë në stabilizimin e inflacionit dhe mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve.