Andonovski: LSDM-ja të ndalojë manipulimet dhe të dalë nga matrica e saj kriminale, janë kursyer mjete të qytetarëve 

Ministria për Transformimin Digjital është e përkushtuar për transparencë, llogaridhënie dhe ligjshmëri në punën e saj. Në Ministrinë e Transformimit Digjital janë kryer dhjetëra furnizime publike në tetë muajt e fundit. Vetëm në një rast ka pasur ankesë gjatë zbatimit dhe me pranimin e pjesshëm të saj është anuluar.
Lidhur me pretendimet e LSDM-së, e cila ende nuk mund të pajtohet se nuk i udhëheq institucionet me krim dhe prokurime publike të rregulluara, konsiderojmë se ata vetë nuk e besojnë atë që thonë.
Megjithatë do të theksonim këtë:
Bëhet fjalë për prokurim për pajisjes për konferenca dhe për prezantim ku, fatkeqësisht është paraqitur vetëm një kompani edhe krahas kritereve të gjera dhe objektive që ishin përcaktuar me të njëjtin.  Me shumë gjasa për shkak të sjelljes së LSDM-së dhe BDI-së si qeveri në të kaluarën, kjo është praktikë e zakonshme në procedurat për prokurime publike, edhe për kërkesat më të thjeshta. Kompania e përzgjedhur ka plotësuar kushtet dhe kriteret e kërkuara, ndërsa askush nuk ka paraqitur asnjë ankesë për procedurën.
GËNJESHTRA nr.1 e LSDM-së është se marrëveshja është në shumë prej 2.5 milionë denarë.
Është arritur çmim prej 1.531.927,00 denarë, që është gati 40% më i lirë se shuma e planifikuar për furnizimin publik prej 2.500.000,00 denarë. Në këtë mënyrë janë kursyer rreth një milion denarë (16 mijë euro) para të qytetarëve. Produktet e parashikuara janë dorëzuar në kohë dhe në cilësi të mirë gjatë shpërnguljes së Ministrisë. Gjatë analizës së mëtutjeshme, janë bërë kursime prej 10% deri në 45% për produkt në krahasim me çmimet e tregut, gjë që nuk ka qenë asnjëherë në kohën e qeverisjes së LSDM-së. Edhe furnizimi i dytë, për një projekt që LSDM-ja e bllokoi, është një furnizim i vogël në të cilin gjithashtu  janë arritur çmime më të ulëta se çmimet e tregut deri në 40%.
Sekretari shtetëror në Ministri nuk merr pjesë në asnjë procedurë të prokurimit publik, në asnjë fazë. Angazhimi i saj është në punën administrative- buxhetore të Ministrisë. Prandaj, nuk ka hapësirë për konflikt interesi apo ndikim në procedura nga ana e saj.
Nuk duhet ta rikujtoj opinionin kur familjet e ministrave të punës dhe politikës sociale dhe drejtorëve që merrnin vendime për furnizime publike, drejtonin kompani të preferuara për furnizime publike.
GËNJESHTA Nr. 2 është se unë kam ndonjë përfshirje në përzgjedhjen, specifikimin teknik ose prokurimin në përgjithësi. Kjo realizohet nga anëtarë ekspertë dhe anëtarë objektivë të komisioneve, ndërsa puna e tyre vlerësohet për faktin se nuk ka asnjë ankesë për furnizimin.
Nga ana tjetër, nuk kam mundësi ligjore apo hapësirë për të hetuar kontaktet e çdo punonjësi të Ministrisë me kompanitë private. LSDM-ja duhet ta dijë se nëse me kushte të plotësuara në mënyrë kompetente anulohet procedura, Ministria ekspozohet ndaj mundësisë së padive dhe shpenzimeve gjyqësore, diçka që më parë ka qenë praktikë negative dhe për të cilën ende po paguajmë.
Si Ministri llogaridhënëse, jemi në dispozicion të të gjitha institucioneve kompetente për të shkëmbyer informacione dhe dokumente rreth kësaj apo procedurave të për prokurime publike. Gjithashtu i bëjmë thirrje KSHPK-së dhe Prokurorisë Publike, nëse mendojnë se duhet, të hetojnë të gjitha pretendimet që do të konsideroheshin të kontestueshme. Jemi të bindur në ligjshmërinë e procedurave dhe efektin e tyre.
Për fund, më lejoni të them se LSDM-ja nuk ka pushuar që prej javësh të më ofendojë, të më nënçmojë dhe të gënjejë për mua dhe familjen time. U bëj thirrje që të kërkojnë falje për të pavërtetat dhe gënjeshtrat që kanë thënë në konferencën e sotme për shtyp. Në të kundërt, kam të drejtën dhe mundësinë që të kërkoj përgjegjësi për fyerje dhe shpifje para gjykatave në Maqedoni.