Gjatë ditës së djeshme zhvillova bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit për Ekonomi, Howard Lutnik – mik i Maqedonisë dhe përkrahës i dëshmuar i vendit tonë, i cili tashmë ka vizituar Shkupin një herë.
Në frymën e partneritetit të ngushtë maqedono-amerikan, konfirmuam se marrëdhëniet tona janë të forta, miqësore dhe të mbushura me besim të ndërsjellë, theksova se partneriteti strategjik me SHBA-në është prioriteti kryesore për Qeverinë.
Theksova rëndësinë e mbështetjes amerikane për një Ballkan të qëndrueshëm dhe të zhvilluar, veçanërisht për çështjet që kanë rëndësi jetike për bashkëpunimin ekonomik.
Ramë dakord të vazhdojmë zhvillimin e partneritetit strategjik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve.