Mickoski: Filloi ndërtimi i sallës sportive në shkollën fillore "Goce Dellçev" në Lisiçe të Poshtme

Mirëdita edhe nga unë,

Një ditë e bukur për Komunën e Aerodromit, për Lisiçen, sepse më në fund kjo shkollë fiton një objekt sportiv ku më shumë se 200 fëmijë do të mund të merren me sport dhe kjo është ajo që është me rëndësi, sepse kur ndërtohet, kur krijohet dhe kur shtohet vlera, atëherë të gjithë duhet të gëzohemi.

Sot jam i lumtur sepse vendosëm gurthemelin e një objekti që për 10 muaj nga sot do të jetë një vend ku më shumë se 200 fëmijë do të merren me sport, do të shoqërohen, do të zhvillojnë shpirtin e tyre dhe jam i sigurt se sa më shumë objekte të tilla të kemi, aq më shumë shfrytëzues të tyre do të ketë, aq më i shëndetshëm do të jetë shpirti dhe aq më e avancuar do të jetë shoqëria jonë, shoqëri që do të jetë shtëpi për të gjithë.

Prandaj edhe një herë dua ta përgëzoj kryetarin e komunës për përpjekjen, për punën dhe për gjithçka që bën për Komunën e Aerodromit. Dua të falënderoj këshilltarët që e mbështesin punën, administratën, t’i falënderoj kolegët nga Qeveria, ministren dhe të gjithë të tjerët që çdo ditë, në kuptimin e drejtë të fjalës çdo ditë të javës punojnë pa pushim që të mund të realizojmë një projekt më shumë që do të sjellë vlerë të shtuar në cilësinë e jetës së qytetarëve. Ndaj banorëve të Lisiçes u uroj dhe u dëshiroj edhe shumë projekte të tilla.

E dini që është drejt përfundimit vlerësimi i projekteve të arritura nga thirrja e dytë përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale. Një nga projektet që do të realizohet në këtë pjesë të Komunës së Aerodromit është rindërtimi i plotë i rrjetit të ujësjellësit, e paralajmëroi edhe kryetari i komunës, prandaj vazhdojmë të ndërtojmë edhe më tej. Kjo është ajo për të cilën qytetarët na dhanë besimin.