Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski në intervistë për lajmet e televizionit Alsat, duke folur për anëtarësimin në BE dhe problemin me Bullgarinë, theksoi se motivet e qeverive të LSDM-së dhe BDI-së kanë qenë lëshime ndaj Bullgarisë, duke pranuar gjithçka që iu ofrohej, me qëllim që të bëhet lëshim për krimet e tyre, ndërsa për dallim, motivi i kësaj qeverie është anëtarësimi në BE me dinjitet të ruajtur.
"Çështja është shumë e qartë. Qeveria e kaluar hyri në këtë aventurë duke menduar se nëse nënshkruajnë gjithçka që do t’u vendosej mbi tavolinë, do të fitonin përkrahje nga jashtë për të qëndruar në pushtet. Dhe ky ka qenë motivi i Mariçiqit, i Kovaçevskit, Osmanit, Pendarovskit, e të tjerëve. Pyetja ishte se a do të qëndrojnë në pushtet dhe të vazhdojnë me krimin me të cilin qeverisën, apo nuk do të qëndrojnë dhe do të përfundojnë në opozitë, aty ku janë sot", deklaroi kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski, sa i përket motiveve të Sofjes zyrtare, theksoi se ato janë historike dhe të kahmotshme, dhe se qëllimi i tyre është krijimi i një identiteti të ri artificial maqedonas dhe një gjuhe të re artificiale maqedonase, të cilat mbështeten në rrënjë bullgare.
"Motivi ynë është krejtësisht ndryshe. Maqedonia jonë e përbashkët e maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbëve, vllehëve, romëve, boshnjakëve, e të gjithë qytetarëve në Bashkimin Evropian në mënyrë dinjitoze. Ky është dallimi mes nesh dhe atyre", theksoi kryeministri Mickoski.
Lidhur me deklaratat e ministrit bullgar për punë të jashtme, kryeministri Mickoski kujtoi se i njëjti ministër disa muaj më parë kishte deklaruar se ky është vetëm fillimi dhe se gjatë procesit të negociatave ka ende shumë çështje që duhet të zgjidhen.