Mickoski: Dy miliardë denarë për investime në arsim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me premtimin për përmirësimin e infrastrukturës në arsim dhe aktivitetet që ndërmerren në këtë drejtim, deklaroi:

"Sa i përket Ministrisë së Arsimit, këtu kemi investime prej rreth 2 miliardë denarësh, shtatë shkolla krejtësisht të reja dhe 20 që janë duke u rinovuar, katër salla të reja sportive, dy konvikte studentësh.
Një pjesë e marrëveshjes strategjike dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar, ndërtimi i  fakultetit të ri mjekësor në kuadër të qendrës së re klinike në Shtip dhe  konvikti studentor me 200 shtretër. Dhe pres që këtë vit të vazhdojë  ndërtimi i ndërtesave të fakulteteve të FSHIIK dhe FKF në Universitetin  “Shën Kirili dhe Metodi”, si dhe fillimin e ndërtimit të kompleksit universitar të Universitetit “Nënë Tereza”, tha Kryeministri.

Me respekt,