Të nderuar,
Qeveria po punon pandërprerë në rritjen e efikasitetit të energjrtik dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë. Për këtë qëllim, në 50 shkolla në të gjithë Maqedoninë gjatë verës do të vendosen sisteme fotovoltaike.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nënshkruar marrëveshje për një grant të pakthyeshëm prej 1.1 milion eurosh me Bankën e Zhvillimit të Këshillit të Evropës, për investime në burime të rinovueshme të energjisë.
Me këtë investim do të kursehen mjete të shumta buxhetore, dhe këto para mund të riinvestohen në projekte infrastrukturore, tekste shkollore dhe mjete ndihmëse digjitale për nxënësit.
Përmes investimit në burime të rinovueshme të energjisë, do të ulim kostot financiare, por do të kontribuojmë edhe në uljen e ndotjes së mjedisit jetësor.
Qeveria ka një vizion, plan dhe qëllim për përmirësimin e procesit arsimor.
Përmes arsimit cilësor të reformuar dhe përmes realizimit të projekteve, do të përmirësojmë sistemin arsimor.
Shteti është në rrugën e ndryshimeve.