Andonovski – Gavkovski: Polonia dhe Ministria e Digjitalizimit do të jenë përkrahësit më të mëdhenj të integrimit evropian të Maqedonisë

Takim i ministrit Stefan Andonovski me zëvendëskryeministrin e Polonisë, Kristov Gavkovski
Ministri i Transformimit Digjital, z. Stefan Andonovski, zhvilloi takim pune me zëvendëskryeministrin e Polonisë dhe ministrin për çështje digjitale, z. Kristov Gavkovski në kuadër të Samitit Digjital në Gdansk, Poloni. 
Në takim u diskutuan proceset aktuale dhe angazhimet për transformimin digjital në të dy vendet, me një theks të veçantë në përvojat polake në digjitalizimin e shërbimeve publike dhe sigurinë kibernetike. Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit më të fuqizuar rajonal dhe evropian në këtë fushë.
“Polonia dhe Ministria e Digjitalizimit do të jenë mbështetësit më të mëdhenj të integrimit evropian të Maqedonisë. Në fund të kryesimit me Këshillin e BE-së, fokusi i Qeverisë Polake mbetet mbështetja e partnerëve dhe miqve,” deklaroi ministri Andonovski.
Ministri Andonovski gjithashtu theksoi se me mbështetjen nga  Bashkimi  Evropian, këtë vjeshtë qytetarët e Maqedonisë do të kenë mundësi për kartë identiteti digjitale përmes një aplikacioni mobil dhe ky është një hap i rëndësishëm në transformimin digjital të shoqërisë.
Takimi paraqet konfirmimin i përkushtimit përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimit të praktikave të mira.
"Dëshirojmë të jemi mbështetësi më i fuqishëm i integrimit të Maqedonisë në BE, dhe si partneri juaj tradicional, Polonia është gati t’i ndihmojë Maqedonisë me ekspertizë, ndihmë teknike veçanërisht në fushën e sigurisë kibernetike, por edhe lobim dhe mbështetje në institucionet evropiane," deklaroi zëvendëskryeministri Gavkovski.
Rëndësia e transformimit digjital shihet në faktin që ky segment është një nga elementet kyç në Agjendën Reformuese në kuadër të Planit për Rritje të BE-së.