Ministri i Administratës Publike të Republikës së Maqedonisë, Goran Minçev, në vizitë zyrtare të selisë së Shkollës Rajonale për Administratës Publike – ReSPA në Podgoricë, ku realizoi takim dypalësh me drejtoreshën Maja Hanxhiska Trendafillova.
Në fokus të bisedimeve ishin prioritetet strategjike të ReSPA-s dhe bashkëpunimin intensiv që Ministria e Administratës Publike e Maqedonisë ka me këtë institucion rajonal. Përmes ReSPA-s janë realizuar mbi 100 trajnime dhe punëtori, në të cilat zyrtarët administrativë maqedonas kanë marrë pjesë aktive, me qëllim përmirësimin e njohurive, aftësive dhe praktikave të menaxhimit.
“ReSPA është më shumë sesa një institucion arsimor - ajo bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor dhe krijon një komunitet të përbashkët profesional në administratën publike. Ajo është një platformë për shkëmbimin e përvojave, për ndërtimin e vizioneve të përbashkëta dhe për promovimin e vlerave evropiane - llogaridhënien, efikasitetin dhe transparencën”, tha ,ministri Minçev.
Ai theksoi se Maqedonia e njeh rolin kyç të ReSPA-s në integrimin rajonal dhe mbështet misionin e saj si një hapësirë për inovacione, njohuri dhe përforcim institucional.
Vizita e ReSPA-s përkoi me nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit mes Ministrisë së Administratës Publike të Maqedonisë dhe Ministrisë së Administratës Publike të Malit të Zi, me çrast u konfirmua angazhimi i fuqishëm për ndërlidhje rajonale dhe përpjekje të koordinuara për reforma.
"Reformat në administratën publike nuk janë garë mes shteteve - por një rrugë e përbashkët. Unë besoj se nëpërmjet ReSPA-s dhe partneriteteve konkrete si kjo e sotmja me Malin e Zi, do të krijojmë një administratë moderne, profesionale dhe evropiane që do të jetë një shtytës i ndryshimeve në të gjithë rajonin", - theksoi Minçev.
Me forcimin e bashkëpunimit me ReSPA-n, Ministria vazhdon ta ndërtojë administratën publike si një shërbim për qytetarët, të hapur ndaj dijes dhe inovacioneve dhe të përgatitur për të ardhmen evropiane.