Mickoski: Në gjashtë muajt e parë eksporti rritet më shumë se importi – pres që të vazhdojë ulja e deficitit tregtar

Në gjashtë muajt e parë, pas një kohe të gjatë, eksporti rritet më shumë në krahasim me importin, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë vizitës në komunën e Petrovecit, ku inspektoi realizimin e më shumë projekteve komunale.

“Pas një kohe të gjatë, në gjashtë muajt e parë eksporti rritet më shumë në krahasim me importin. Eksporti ishte rritur për 2.9% në 6 muajt e parë krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa importi për 2.3 ose 2.4% në të njëjtën periudhë. Për herë të parë pas një kohe të gjatë po ndodh që të ulet deficiti tregtar me jashtë edhe atë në kushte kur industria automobilistike është në një gjendje siç është, ndërsa komponenta jonë eksportuese kryesisht është pikërisht industria automobilistike. Pres që edhe në periudhën që vijon ky aktivitet ekonomik të vazhdojë,” theksoi kryeministri Mickoski.