Durmishi: Interes i lartë për masat e planit operativ, mbi 7 mijë qytetarë aplikuan për vetëpunësim

Është i lartë interesimi i qytetarëve që duan të përfitojnë nga masat e planit operativ për përmirësim të ekonomisë. Ministri i ekonomisë, Besar Durmishi, në intervistën për VOXAL, tha se plani operativ me shifrën rekorde me mbi 40 milion euro po dëshmon se është një instrument i fuqishëm për nxitjen e punësimit dhe i njejti është një përgjigje ndaj nevojave reale të qytetarëvepër tu kyçur në tregun e punës, për të përmirësuar tregun e punës, dhe njëkohësisht edhe për të stabilizuar ekonominë.

Te masa për vetëpunësim janë paraqitur mbi 7000 qytetarë të cilët aplikojnë për njërin nga përfititimet e parapara për të rinjtë deri dhe mbi moshën 29 vjet.

Por, ministri potencoi se masa më e re që është aktive, është ajo për krijim të vende e të punës, ku parashihen mjete të pakthyeshme deri në 750 mijë denarë.

“Masa më e re që është aktive, para disa ditëve që u shpall është masa për krijimin e vendeve të punës, përmes investimeve të gjelbra, do të marrin mjete të pakthyeshme, ata persona që do të punësohen në mikrokompani, kompani të vogla dhe të mesme deri në 750 mijë denarë, që do t’i shfrytëzojnë këto mjete për blerjen e ndonjë softueri, licence, makineri, pajisje të ndryshme e kështu me radhë”- theksoi Durmishi.