Zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit, Aleksandar Nikolloski, në kuadër të vizitës në Hungari, sot realizoi takim me ministrin e ekonomisë kombëtare të Hungarisë, Marton Nagj.
Në takimin u diskutua për projektet lëvizëse të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, për rritjen e planifikuar ekonomike, investimet e reja dhe politikat aktuale.
Gjithashtu u bisedua edhe për politikat ekonomike të Qeverisë së Hungarisë dhe planin e tyre për rritje, si dhe për mundësitë për një bashkëpunim edhe më të fuqishëm ekonomik ndërmjet dy shteteve.
Projektet rajonale në infrastrukturë dhe transport janë prioritet i përbashkët i Maqedonisë dhe Hungarisë, si kusht për rritje të përshpejtuar ekonomike dhe lidhje më të mirë në rajon. Marrëveshja Qeveri me Qeveri, e nënshkruar mes Maqedonisë dhe Hungarisë, gjithashtu sjell përfitime të mëdha për qytetarët e të dy vendeve, konfirmuan dy ministrat.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivel të shkëlqyer dhe ato do të intensifikohen në pjesën e ekonomisë dhe investimeve.
Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, me ftesë të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, që nga dje ndodhet për vizitë në Budapest dhe merr pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Hungarisë.