Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu sot kishte nderin ti përshëndes 50 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët në periudhën e ardhshme do të qëndrojnë dhe punojnë në dhjetëra komuna në Maqedoni.
- Prania juaj është veçanërisht e rëndësishme për komunitetet lokale dhe besoj se ju tashmë e keni ndjerë atë. Ngrohtësia dhe mikpritja janë ana jonë e fortë. Më besoni se qëndrimi juaj në Tearcë, Rosoman, Sveti Nikole, Makedonska Kamenicë, Negotinë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Krushevë, Probishtip, Radovish dhe Demir Kapi do të jetë i shkëlqyeshëm, përvojë, e paharrueshme për të cilën pastaj do të flisni gjatë. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë ndërtuar marrëdhënie të forta miqësore me popullin amerikan për dekada të tëra. Së bashku kemi realizuar shumë projekte, të financuara drejtpërdrejt nga taksapaguesit amerikanë. Projekte që kanë ndikim serioz në jetën e qytetarëve tanë duke krijuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe të përhershme, theksoi ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu.
Në aktin e dhënies së betimit të vullnetarëve të rinj nga grupi 23-të të pranishëm ishin ambasadori amerikan Xhes Bejli, ministri i Arsimit Arbër Ademi dhe ministrja për Punë dhe politikë sociale, Mila Carovska.
Korpusi i paqes, me ministrinë për vetëqeverisje lokale, atë të Arsimit dhe Punës dhe politikës sociale, ka nënshkruar memorandume për bashkëpunim për zbatimin e programit të Korpusit të paqes për zhvillimin e komuniteteve në suaza të së cilave vullnetarët janë të përfshirë në aktivitetet e komunave dhe OJQ-ve që punojnë drejtpërdrejt me qytetarët.
Vullnetarët e Korpusit të paqes në Republikën e Maqedonisë janë të pranishëm më shumë se dy dekada, nga viti 2004, përmes Programit për zhvillim të komuniteteve dhe janë në komunikim të drejtpërdrejtë me pushtetin lokal dhe bashkërisht i organizojnë aktivitetet në komunë.