Sot, gjatë vizitës zyrtare tre-ditore në Rumani, ministri i angazhuar për Diasporën, z. Edmond Ademi zhvilloi takim me Ministrin për Rumunët që jetojnë jasht vendit, znj. Natalia Elena Intotero.
Qëllimi kryesor i bisedës ishte krijimi i një bashkëpunimi të frytshëm midis dy vendeve në fushën e diasporës si dhe shkëmbimi i përvojave nga grupe të ekspertëve për realizimin e praktikave të mira në këtë fushë në vendet e BE-së dhe vendet e rajonit tonë.
Ministrja Intotero njoftoi se në 18 mars të vitit 2019, gjatë presidencës së Rumanisë me Këshillin e BE-së , ndër aktivitetet e saja prioritare do të jetë organizimi i Mbledhjes së Ministrave të Diasporës nga Vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ku do të shkëmbehen dhe analizohen përvojat dhe sfidat e secilit vend veçmas.
Gjithashtu, u propozua nismë për nënshkrimin e një Memorandumi për Mirëkuptim midis qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Rumanisë në fushën e Diasporës.
Ministri Ademi njoftoi për aktivitetet e ndërmara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë rreth diasporës së vendit tonë, kryesisht në ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës, traditës dhe mundësit për investimie nga ana e tyre në Maqedoni.
Me qëllim të vazhdimsisë dhe intensifikimit të bashkupnimit mes dy vendeve në fushën e diasporës, Ministri Ademi dhe Ministrja Intertero u dakorduan që të realizohen takime në nivel të ekpertëve gjatë periudhës që vijon.
Mes të tjerash, gjatë vizitës së tij zyrtare ne Rumani-Bukuresht, Ministri Ademi realizoi takime me shoqata të ndryshme të maqedonasve dhe shqiptarëve, me origjinë nga Republika e Maqedonisë si dhe me shoqatën e Studentëve nga Maqedonia që studiojnë në Rumani.