Kryeministri Zaev në takim me Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Brajoviq: Kuvendi i Malit të Zi do të jetë ndër të parët që do të nënshkruajë Protokollin për aderim të Republikës së Maqedonisë në NATO

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot realizoi takim me Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, i cili është në vizitë zyrtare në vendin tonë.

Në një atmosferë të ngrohtë të përfaqësuesve të lartë të të dy vendeve, Kryeministri Zaev dhe Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Brajoviq, në shoqërim të anëtarëve të të dy delegacioneve, kanë biseduar për çështjet aktuale me interes për të dy vendet dhe për bashkëpunimin e ardhshëm dhe mbështetjen e ndërsjellë e cila tradicionalisht është në nivel të lartë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Malit të Zi. 

“Mali i Zi, liderët e saj politik dhe populli i vendit ishin dhe mbetën vazhdimisht me ne, duke mbështetur proceset e mbylljes së çështjeve të hapura të fundit me fqinjët, që i filluam për të tejkaluar pengesën e aspiratave euroatlantike të vendit tonë. Jemi të bindur se Mali i Zi edhe më tej do të jetë miku dhe aleati jonë në procesin e aderimit të vendit tonë në NATO dhe vend partner nga i cili do të frymëzohemi për përvojën e tyre të negociatave me BE-në” tha Kryeministri Zaev në takim dhe shtoi se dy vendet mbeten të përkushtuara në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, para të cilave qëndron spektër i gjerë i mundësive, posaçërisht në pjesën e ekonomisë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Malit të Zi, Ivan Brajoviç theksoi se vendi i dhe populli i tij u gëzohen sukseseve dhe progresit të Republikës së Maqedonisë dhe theksoi se Kuvendi të cilin ai e përfaqëson do të jetë ndër të parët që do ta nënshkruajë Protokollin për aderim të vendit tonë në NATO.

Të dy bashkëbiseduesit Kryeministri Zaev dhe Kryetari i Kuvendi të Malit të Zi Brajoviç u pajtuan se të dy vendet mbeten deri në fund të përkushtuara në angazhimin e tyre që t’i mbështesin proceset pozitive në rajon për të përmbyllur me kënaqësi të gjithë çështjet e hapura të mbetura ndërmjet disa fqinjëve të caktuar të Ballkanit Perëndimor edhe Evropës edhe për t’i ofruar botës rajon të gatshëm që të jetë i pranueshëm në integrimet euroatlantike.