Thirrja për Çmimin e Pjesëmarrjes Rinore është hapur - të rinjtë dhe organizatat rinore mund të aplikojnë deri më 30 qershor

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve (MPSDR) në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Rinor të Maqedonisë (KKRM), ndanë Çmimin e Pjesëmarrjes së të Rinjve të këtij viti.

 

Çmimi ndahet në tre kategori:

kategoria individuale (të rinj të moshës 15-29 vjeç);
kategoria për grupe joformale të të rinjve (me të paktën 3 anëtarë) dhe
kategoria për organizata rinore, organizata për të rinjtë dhe organizata ombrellë rinore
Çmimi synon të njohë dhe të vlerësojë punën e të rinjve në adresimin e çështjeve të ndryshme shoqërore. I njëjti ndahet për aktivitete dhe iniciativa që personat e nominuar kanë zbatuar gjatë periudhës qershor 2023 dhe maj 2025.

 

Shuma e Çmimit për Pjesëmarrje të të Rinjve sipas kategorisë është si vijon:

1,000 EUR për kategorinë individuale;
3,000 EUR për grupet joformale të të rinjve dhe
3,000 EUR për organizatat rinore.
Afati për paraqitjen e nominimeve është nga data 16 deri më 30 qershor 2025.

Rreth kushteve dhe kritereve për Çmimin e Pjesëmarrjes së të Rinjve, për më shumë detaje mund të vizitoni linuk mëposhtëm: https://shorturl.at/f4JML 

 

Paraqitjen për nominimin tuaj mund ta bëni në linkun e mëposhtëm:

https://shorturl.at/FcPLL