Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, sot realizoi një takim lamtumire me ambasadoren e Republikës së Serbisë në vend, Sh.S. Nevena Jovanoviq.
Ministri Stoilkoviq shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm dhe kontributin e rëndësishëm të ambasadores Jovanoviq në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë gjatë mandatit të saj diplomatik.
Gjatë takimit u diskutuan edhe disa çështje aktuale me interes të përbashkët, me theks të veçantë mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit strategjik, veçanërisht në fushën e investimeve kapitale dhe realizimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në të dy vendet dhe rajonin më të gjerë, duke konfirmuar angazhimin e përbashkët për vazhdimin e dialogut politik të rregullt në nivel të lartë. U theksua gjithashtu rëndësia e aktiviteteve të koordinuara për të nxitur zhvillimin demokratik dhe përshpejtimin e transformimit ekonomik përmes një bashkëpunimi ndërqeveritar të qëndrueshëm dhe të palëkundur.