Kabineti i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë: I demantojmë informacionet e transmetuara në mënyrë të pasaktë nga intervista e Kryeministrit Zaev për TV N1

Kabineti i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i demantoi lajmet e publikuara nga disa agjenci të lajmeve dhe medieve (N1 Serbi, Tanjug e të tjera) ku përmendet se Kryeministri Zoran Zaev, në intervistën për TV N1 të Bosnjë dhe Hercegovinës (transmetuar më 30 janar), ka thënë se ish kryeministri Nikolla Gruevski para arratisjes në Hungari është takuar me Kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. Kjo nuk është e vërtetë.

Në përgjigjen e saktë të pyetjes së gazetarit të TV N1 të Bosnjë dhe Hercegovinës “Deri në çfarë mase arratisja e ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski në Hungari dhe informacioni se lideri aktual i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, është takuar me Vuçiqin para arratisjes së Gruevskit, i çrregulloi raportet midis jush dhe Vuçiqit?, Kryeministri Zaev thotë se “Është e rëndësishme të theksohet se para arratisjes, kreu i VMRO-DPMNE-së dhe pasardhësi i Gruevskit ka qenë te Orbani dhe Kryetari Vuçiq dhe se ky informacion është i njohur dhe i publikuar, por se opinioni mbeti pa shpjegim për çfarë është biseduar të ato takime.

Kabineti i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, thekson se të gjitha lajmet e transmetuara sipas këtij informacioni të pasaktë janë në të vërtetë dezinformata, gjegjësisht lajme të rreme.

Me qëllim që qytetarët të informohen në mënyrë të drejtë dhe objektive dhe të korrigjohet dëmi i bërë, Kabineti i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, u dërgoi demant medieve të cilët e transmetuan intervistën e përmendur, si dhe deri te Agjencia e cila transmetoi pjesë të kësaj interviste si dezinformatë dhe pret që opinioni të njoftohet për gabimin, gjegjësisht se do t’i transmetohet informacioni i saktë.

Në bashkëngjitje të kësaj komunikate, transmetojmë transkript të pjesës së intervistës për TV N1 të Bosnjë dhe Hercegovinës nga e cila vërehet se çka  saktë ka thënë Kryeministri Zaev, si dhe link deri te intervista e publikuar në ueb faqen e kësaj medie.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në të njëjtën kohë shfaq keqardhje për situatën e krijuar dhe fton për informim më objektiv si faktor me rëndësi të veçantë për përparimin e raporteve mes fqinjëve në rajon për të cilët Republika e Maqedonisë po bën përpjekjet e saj maksimale me vullnet të mirë.

*

Transkript nga pjesa kontestuese e intervistës së Kryeministrit Zaev për TV N1 të Bosnjë dhe Hercegovinës.

N1: Përmendët disa herë Kryetarin e Serbisë, Vuçiq  dhe dua t’ju pyes diçka tjetër. Në çfarë mase arratisja e ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski në Hungari dhe informacioni se lideri aktual i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski është takuar me Vuçiqin para arratisjes së Gruevskit, i çrregulloi raportet mes jush dhe Vuçiqit?

Kryeministri Zaev: Është e rëndësishme të theksohet se përpara arratisjes, kreu i VMRO-DPMNE-së dhe pasardhës i Gruevskit ka qenë te Orbani edhe te Kryetari Vuçiq.

N1: Keni informacione të sigurta për këtë?

Po, po. Kjo është publikuar edhe në opinion dhe në këtë rast nuk është shpjeguar për çka është biseduar. Deri më sot, ajo mbeti sekret. Ndërsa Gruevski iku nga Maqedonia...

N1: Vetëm ta përkujtojmë opinionin se ai (Gruevski, vërejtja jonë) këtu është dënuar me burg për keqpërdorim të funksionit!

Kryeministri Zaev: Me aktgjykim përfundimtar. Domethënë nuk është në procedurë...

...

N1: Mirë, por ekspertët thonë se nuk është e mundshme të shkohet në Hungari pa mbështetjen e ndonjë prej vendeve fqinje?

Kryeministri Zaev: Unë jam politikan i kujdesshëm. Ndërtoj raporte të mira me të gjithë (fqinjët, vërejta jonë). Kur do të përfundojë hetimi do t’i shpallim të gjitha informacionet...

http://ba.n1info.com/Video/Pressing/a312797/N1-Pressing-Zoran-Zaev-30.1.2019.html