Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot u takuan me Drejtorin Ekzekutiv të TAV, Sani Sener dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të TAV Maqedonia, Alp Er Tunga Ersoy.
Në takim është konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me TAV i cili në të ardhmen do të avancohet dhe thellohet. Kryeministri Zaev theksoi rëndësinë e miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimit të shkëlqyer dypalësh të vendit tonë me Republikën e Turqisë në ndërtimin e relacioneve të forta ekonomike në mes dy vendeve.
Drejtori Ekzekutiv dhe përfaqësuesit e TAV e përshëndetën anëtarësimin e vendit tonë në NATO e cila së shpejti do të quhet Republika e Maqedonisë Veriore dhe fillimin e negociatave të Bashkimit Evropian si procese të rëndësishme për një klimë biznesi të qëndrueshme dhe përparim ekonomik të vendit.
Në takim u bisedua edhe për përshpejtimin e procesit të realizimit të investimeve të reja prej 10 milionë euro, që TAV do ti bëjë për modernizimin e aeroporteve maqedonase dhe për investim prej 35 milion euro në projekte infrastrukturore, rrugë lokale, çerdhe, ujësjellës dhe kanalizim në lartësi, e cila është si një obligim i TAV nga marrëveshja për koncesion. Ka marrëveshje në mes dy palëve se në një afat më të shkurtër kohorë, duhet të fillojë zbatimi i këtyre projekteve.