Nga evenimenti solemn për dhënien e çmimit në Konferencën e Munihut për Siguri: Çmimi “Evald Fon Klajst” nuk mund të ketë fitues më të denjë se sa Zaev dhe Cipras

Në darkën solemne, në prani të një pjese të të ftuarve më të lartë në Konferencën e Munihut për Siguri, kryetarëve të qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, mbrëmë iu nda çmimi “Evald Fon Klajst”, që ky forum me renome ndan si çmim për kontributin e veçantë për paqe dhe stabilitet në botë dhe për afirmimin e parimeve të aleancës transatlantike.

Çmimin dy kryeministrave Zaev dhe Cipras, në emër të organizatorit të Konferencës ua ndau ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Haiko Maas, i cili në fjalimin e tij, më këtë rast, theksoi se kryetarët aktual të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë arritën sukses për të bërë atë që nuk mund të arrinin të gjithë paraprakët e tyre në 30-të vitet e kaluara dhe se çmimi “Evald Fon Klajst” nuk mund të ketë fitues më të denjë se Zaevi dhe Ciprasi, të cilët dëshmuan se janë liderë të lartë evropian të cilët u bashkuan për të gjetur zgjidhje dhe t’u dhënë vendeve të tyre perspektiva të mëdha.

Në fjalën e tij falënderuese për çmimin Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zaev, theksoi atë dhe mikun e tij Cipras i bashkoi shpresa, dialogu dhe uniteti dhe se me zgjidhjen e kontestit ndërmjet dy vendeve Evropa dhe Ballkani sot bëhen unik – Ballkani si një vend i ri shprese, si vend për dialog dhe unitet, si vend për stabilitet dhe bashkëpunim dhe shtoi se bashkë me homologun dhe mikun grek çmimin ua përkushtojnë të rinjve të Ballkanit dhe atë që ato e bëjnë sot është bazë për atë që të rinjtë, gjeneratat e ardhshme do ta krijojnë nesër.

Kryeministri Ciprac, në fjalimin e tij theksoi se, përveç marrëveshjes ndërmjet dy vendeve dhe çmimeve të tyre, shpërblim i madh është baza e miqësisë që lidhën të dy kryeministrat si themel për ardhmëri të përbashkët për popujt e të dy vendeve si aleatë dhe vende anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.  

Nikoqiri i Konferencës së Munihut për Siguri, ish ambasadori dhe diplomati i Republikës Federale të Gjermanisë, përcolli urimet për çmim të Kryetarit të Komisionit Evropian Zhan Kllod Junker dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolltenberg, të cilët e theksojnë karakterin historik të marrëveshjes së Prespës dhe të cilët presin që së shpejti flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut të ngrihet në shtizën e selisë së NATO-s në Bruksel dhe ta shpallë procesin e përshpejtuar për anëtarësim të vendit në BE.

Nikoqiri në evenimentin solemn të dhënies së çmimit “Evald Fon Klajst” të Konferencës së Munihut për Siguri, Kryeministri i Bavarisë, dr. Fllorijan Herman, në fjalimin e tij, theksoi se kryeministrat Zaev dhe Cipras janë personalitete të liderëve të ri evropian të cilët e paralajmërojnë kohën e ideve të reja dhe partneriteteve në zgjidhjen e çështjeve më të ndërlikuara me të cilat ballafaqohet bota.