Kryetari I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga Zëvendëskryetarja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, këshilltari për siguri, Verushevski dhe deputeti Ademi i vazhduan aktivitet e tyre të punës në Konferencën e Munihut për Siguri, me një sërë takimesh dypalëshe.
Kryeministri Zaev dhe delegacioni paradite kishin takim me senatorin amerikan James Rish i cili njëherit është Kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Senatori Rish në takim me Kryeministrin Zaev dhe anëtarët e delegacionit të vendit tonë ua përcolli urimet në emër të tij dhe Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në emër të popullit amerikan për procesin e përfunduar me sukses të zgjidhjes të çështjes me Greqinë, i cili ishte parakusht dhe hap historik përpara i procesit të ratifikimit të Protokollit për aderim në NATO, si aspiratë strategjike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zaev, në takim theksoi përcaktimin e vendit tonë për ruajtjen dhe përforcimin e miqësisë strategjike me SHBA-të, tani dhe së shpejti si dy anëtare të barabartë të NATO-s.
Në takim u konfirmua se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e angazhuar për kontributin e saj të vazhdueshëm për sigurinë në rajon si një nga çështjet kyçe për zhvillimin e vendit dhe të gjitha vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor.
Kryetari i Qeverisë së RMV, Zaev në Konferencën e Munihut për Siguri realizoi takim me Alan Duncan, ministër për Evropë në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.
Në takim u theksua se Britania e Madhe mbetet edhe më tej një mik i sinqertë dhe mbështetës i politikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila u konfirmua nga vizita e Kryeministrit Theresa May në vendin tonë në një periudhë vendimtare të mbylljes së suksesshme të negociatave me Greqinë dhe negociatave për anëtarësimin tonë në NATO dhe BE.
Ministri Duncan shprehu mbështetjen e plotë lidhur me procesin e ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO dhe shprehu besimin se vendi i tij do të nënshkruajë shumë shpejt dokumentin e pranimit për vendin tonë.
Kryeministri Zaev në margjinat e aktiviteteve të Konferencës në Munihut për Siguri, u takua edhe me përfaqësuesit e ndërmarrjes së mirënjohur ndërkombëtare për konsultime Ernst & Young, e cila për shumë vite është e pranishme në vendin tonë dhe e cila ndryshimet e reja pozitive në Republikën e Maqedonisë së Veriut i sheh si potencial për bashkëpunime dhe për zgjerimin e saj në vend.