Takimi i Kryeministrit Zaev dhe ministrit Mançevski me ministrin grek, Papas: Miqësia e krijuar në mes dy vendeve hap mundësit për bashkëpunim edhe në sferën digjitale

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski sot realizuan takim jo-formal me ministrin për Politikë digjitale, Telekomunikim dhe Media në Republikën e Greqisë, Nikos Papas.

Duke theksuar se takimi është rezultat i tashmë miqësisë së fortë mes dy vendeve, kryeministri Zaev potencoi se përveç planit politik,  Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, u janë hapur mundësi të mëdha për bashkëpunim edhe në sferën digjitale.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin në mes të dyja vendeve fqinje në fushën e transformimit digjital të sektorit publik dhe ekonomik, si dhe mundësin për dhënien njohurive dhe përvojës teknike nga Republika e Greqisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Duke potencuar që Marrëveshja e Prespës për të dyja vendet hapi një epokë të re, ministri për Politikë digjitale,   Telekomunikim dhe Media, Nikos Papas, tha se atmosfera është ideale që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Greqisë të bashkëpunojnë në nivel të teknologjive të reja. Më e rëndësishmja, siç shtoi Papas, është se tek të dyja vendet ekziston entuziazëm i madh për bashkëpunim.

Takimi i sotëm ishte në kuadër të vizitës dy ditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të ministrit për Politik digjitale, Telekomunikim dhe Media të Republikës së Greqisë, Nikos Papas.