Takim i Kryeministrit Zaev me ministrin Slloven për Punë të Brendshme, Poklukar: Janë përshëndetur politikat për gjetjen e zgjidhjeve dhe reformave, me pritshmëri që shteti ynë të rrumbullakoj NATO integrimit

Kryetari i Qeverisës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Boshtajn Poklukar, ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë.

Janë përcjell urimet deri tek Kryeministri Zaev, nga ana e kolegut të tij, kryeministrit Marjan Sharec dhe nga Qeveria e Sllovenisë, për zgjidhjen efikase të  kontekstit shumëvjeçarë me fqinjin jugorë. Është theksuar se politikat e Kryeministrit Zaev tregojnë se problemet munden të zgjidhen dhe jo vetëm të bisedohet për to. Është shprehur pritshmëria se me anë të Marrëveshjes së Prespës dhe me reformat operative që  i bënë vendi ynë do të rrumbullakohet procesi i integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe do të ketë sukses në hapjen e negociatave për pranim në BE.

Kryeministri Zaev shprehu falënderim deri tek  kryeministri Sharec dhe tek Qeveria e Sllovenisë për mbështetjen e sinqertë, principiele dhe miqësore nga Sllovenia në të gjitha proceset kyçe për shtetin tonë, duke përfshirë edhe faktin se Republika e Sllovenisë është shteti i dytë  që ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Me anë të Marrëveshjes së Prespës kemi kontribuar për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe me fqinjin tonë Greqinë, por edhe për përparimin e gjithë rajonit. Ka ndikim pozitiv edhe në planin ekonomik, për shkak se është rit numri i investitorëve  të interesuar për investim në Maqedoni. Besojmë se do të sjellim argument në periudhën që vijon, për gjitha vendet anëtare të mbështesin fillimin e bisedimeve me Republikën e Maqedonisë së Veriut me BE,” u shprehë kryeministri Zaev.

Në takim është konstatuar se ekzistojnë kushte për avancimin e bashkëpunimit në mes ministrive  për Punë të Brendshme në mes dy vendeve. Është shprehur pajtueshmëri se siguria e shtetit është kusht i rëndësishëm për ekonominë dhe është paralajmëruar se Republika e Sllovenisë do të vazhdojë të insistoj  të thellojë bashkëpunimin me shtetin tonë edhe në planin ekonomik.