Kryeministri Zaev e pranoi d-r Valter Defa, këshilltarë special për avancimin e politikave ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriu, i nominuar nga Republika Federale e Gjermanisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot u takua me d-r Valter Defa, i cili prej sot është këshilltarë special në Qeverisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i nominuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë. Në këtë takim dr. i prezent ishte edhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Tomas Gerberih.

 Në takimin, d-r Valter Defa si profesionist me përvojë, pritet të japë mbështetje në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e politikave ekonomike. Ai i përcolli përshëndetjet nga Kancelaria Angela Merkel, me nismën e së cilës u realizua angazhimi i tij në vendin tonë, si dhe shprehu kënaqësinë e tij që në periudhën që vijon, së bashku me Kryetarin e Qeverisë së RMV Zoran Zaev, si dhe me ekipin e ministrave nga resori i ekonomisë, do të mund të bashkëpunojë në avancimin dhe implementimin e politikave ekonomike në Qeveri.

Në këtë takim të parë me Kryeministrin Zaev, dy bashkëbiseduesit diskutuan prioritetet për rritjen ekonomike të vendit, veçanërisht tani që vendi zgjidhi të gjitha çështjet e hapura me fqinjët e saj, kur po realizohet Protokolli për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, me çka janë hapur perspektiva pozitive për zhvillim ekonomik në vend, në rajon, si dhe në drejtim të forcimit të lidhjeve ekonomike me BE-në dhe me shtetet anëtare.

Kryetari i Qeverisë së RMV Zaev theksoi se në mesin e prioriteteve të vendit tonë është profilizimi i fuqisë punëtore profesionale për nevojat e investitorëve të huaj, për të cilët Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë tregoi interes të veçantë, duke pasur parasysh nevojat e kompanive gjermane të pranishme në vend, si dhe të kompanive që treguan interes për të investuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Si prioritetet strategjike të Qeverisë për zhvillimin e ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për rritje ekonomike më të shpejtë dhe të qëndrueshme dhe zhvillim, në takim u përmendën realizimi i projekteve infrastrukturore për lidhje më të mirë me fqinjët, duke rritur kështu bashkëpunimin ekonomik rajonal, projektet energjetike si dhe shkëmbimin e përvojave për fondet evropiane për zhvillimin më të shpejtë ekonomik dhe përmirësimin e standardit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Valter Defa është përfaqësues shumë vjeçar i Republikës Federale të Gjermanisë në Komisionin Europian, ku ka kryer disa detyra, ndër të cilat si më të rëndësishme veçohen detyrat e tij si drejtor i Drejtorisë së përgjithshme për politikën rajonale, si dhe menaxhimi i tij me Drejtorinë e përgjithshme për tatime dhe dogana në Komisionin Evropian.