Kryeministri Zaev: Vazhdojmë të mbështesim fuqishëm projektet inovative – koncepti juaj “Impalla” është krenari për të gjithë ne!

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot realizoi takim me udhëheqësen e ekipit të projektit “Impalla”, Vesna Kuzmanoviq, projekt që ishte financiarisht i mbështetur nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.    

Në takim u bisedua për rëndësinë e mbështetjes që shteti ofron për zhvillimin e inovacioneve dhe frymës së ndërmarrësisë, si bazë e cila më tej do të kontribuojë për zhvillimin e ekonomisë dhe mundësive për hapjen e vendeve të reja të punës mirë të paguara.

“Për mua është kënaqësi që në Republikën e Maqedonisë së Veriut zhvillojmë sistem të njohjes dhe mbështetjes së inovacionit, kreativitetit dhe frymës së ndërmarrësisë, me të cilat projektet e bazuara në inovacione marrin një shans për t'u zhvilluar më tej. Për ne, suksesi i realizimit të projektit tuaj inovativ është krenari për të gjithë qytetarët dhe tërë vendin dhe vazhdojmë t’i mbështesim fuqishëm projektet inovative", tha Kryeministri Zaev.

Udhëheqësja e ekipit të projektit "Impalla", e cila mori mbështetje financiare nga Plani për Rritje Ekonomike përmes Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, prezantoi konceptin i cili bazohet në arritjet më të fundit shkencorë nga fusha e psikologjisë ekonomike, neurologjisë dhe marketingut të transformuar në zgjidhje të reja teknologjike të TIK-së dhe theksoi se ndihma dhe mbështetja nga shteti janë të një rëndësie të madhe për t’i motivuar të rinj të tjerë me ide për t'u përfshirë në procesin e zhvillimit të projekteve inovative dhe zgjidhjeve të reja kreative.

“Me mbështetjen financiare të Fondit për Inovacione dhe Zhvillimin Teknologjik arritëm sukses të zhvillojmë aplikacion që tani është plotësisht funksional dhe  tashmë e përdorim për të testuar mjete të ndryshme të marketingut. Informatat kthyese të klientëve janë tejet pozitive  dhe kjo është konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Kemi treguar besueshmërinë edhe te WIF në programin akcelator të të cilit kemi hyrë dhe jemi shembull që në Maqedoninë e Veriut ka potencial për zhvillim të startup-ve dhe atë në fushën e TIK-së. Ata shprehën interes edhe për të hyrë në tregun maqedonas si një burim shtesë e financimit”, njoftoi  Kuzmanoviq.