Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e 124-të të rregullt

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e  124-të të rregullt me më tepër pika të rendit të ditës nga programi i saj i punës për këtë vit dhe në interes të qytetarëve.

Në mbledhjen e saj, me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, do të shqyrtohet Propozim-ligji për planifikim urbanistik.

Ministria e Drejtësisë në mbledhje do të prezantojë Propozim-ligjin për ndihmë juridike falas, ndërsa Ministria e Financave në këtë mbledhje e propozon për shqyrtim Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për disiplinë financiare.

Në mbledhjen e 124-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministrat do të flasin në lidhje me Informatën për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me diasporën 2019-2023 dhe Planin e Veprimit për zbatimin e tij.

Me propozim të Shoqatës së aksionarëve për ekonomizim me hapësirë afariste në pronësi shtetërore, Qeveria do të jep mendim për Planin financiar për këtë Shoqatë aksionare për vitin 2019.

Në mbledhjen e sotme, ndër tjerash, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta shqyrtojë Informatën për aktivitetet në drejtim të zbatimit të masave kyçe kundër korrupsionit të Strategjisë për Evropën Juglindore 2020, sipas të cilave Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, duhet të ofrojë mënyrën më të përshtatshme për futjen e temave kundër korrupsionit në kuadër të programit vjetor nëpër shkolla.

Në mbledhjen e saj Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta shqyrtojë edhe Informatën me analizën për nevojën e ndryshimit të ligjeve, me qëllim të tejkalimit të problemeve ekzistuese në fushën e zbatimit të të drejtave për marrëdhënie pune të të punësuarve në sferën e kulturës.

Mbledhja e 124-të e rregullt e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut planifikohet të fillojë në orën 12:00.