Kryeministri Zoran Zaev në akademinë solemne me rastin e 12 vjetorit të Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip: Qeveria vazhdon të jetë e përkushtuar për forcimin e cilësisë dhe përmirësimin e mbështetjes materiale të arsimit të lartë dhe shkencës

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në akademinë solemne me rastin e 12 vjetorit të themelimit të Universitetit “Goce Dellçev”, që u mbajt në Qendrën e Kulturës Aco Sopov në Shtip.

Në fjalimin e tij para studentëve të pranishëm, akademikë, rektorë, prorektorë, dekanë, profesorë nga universitete të tjera private dhe shtetërore, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe sektorit civil, Kryeministri Zaev  vizitoi stendat e fakulteteve të Universitetit “Goce Delçev”,  të vendosura para Qendrës së Kulturës, bashkë me rektorin, prof. dr. Bllazho Boev dhe kryetarin e Komunës së Shtipit, z. Bllagoj Bocarski.

Në fjalimin e tij, Kryeministri Zaev, theksoi përkushtimin dhe përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për forcimin e cilësisë dhe përmirësimin e mbështetjes materiale të arsimit të lartë dhe shkencës.

Në vijim, përcjellim në mënyrë të plotë fjalimin e Kryeministrit Zaev:

“Është një ndjenjë e veçantë për të qenë në këtë vend dhe për të festuar ditën e 27 marsit, kur në vitin 2007 u miratua vendimi për themelimin e Universitetit shtetëror “Goce Dellçev ".

Për shumë arsye, nga të cilat më e rëndësishmja është se me këtë akademi solemne i kushtojmë respekt diturisë që është arritur në këtë Universitet dhe e cila për çdo vit i përcillet gjeneratës së re të regjistruar.

Arsyeja tjetër emocionale që dua këtu të theksoj  është se Universiteti i Shtipit jo vetëm që e mban emrin e Goce Dellçevit,  por edhe se rektorati i këtij institucioni të lartë arsimor është në ndërtesën ku në mënyrë bashkëkohore shërbente si mësues pikërisht Goce Delëçev, apostulli i lëvizjes sonë kombëtare.

Ky është nder dhe frymëzim i veçantë për unionin akademik të universitetit, si dhe për qytetarët e Shtipit dhe të gjithë rajonit tonë lindor.

Ajo që është interesante është se si në të kaluarën edhe sot flasim për ndryshime dinamike.

Pikërisht ato, ndryshime të shpejta dhe ndonjëherë të befasishme që po ndodhin në botë, theksojnë rëndësinë e arsimit të lartë të cilësisë së lartë në vendin tonë. Kjo nuk dallon edhe nga roli i universiteteve në mbarë botën.

Në kushte të ndryshimeve të vazhdueshme dhe dinamike, nga universitetet pritet që të jenë aktiv, krijues, të hapur, të paanshëm dhe të marrin rolin e pionierëve të vërtetë për mirëkuptim dhe krijim të njohurive dhe aftësive për gjeneratat që do të vijnë dhe të cilët duhet të zënë vendin e tyre në botë në ndryshime të përshpejtuara dhe në shoqëri të themeluara në njohuri.

Në këtë mënyrë, universitetet autentike realizojnë kontributin e tyre në atë që nënkupton interes publik, ndërsa prodhimi i njohurive dhe aftësive që studentët dhe shoqëria i marrin nga këto burime të njohurive është - e mira përgjithshme.

Në kuptimin bashkëkohor të konceptit për universitetet në shoqëritë e bazuara në njohuri, kuptohet se dituria është shumë më e madhe sesa akumulimi i fakteve.

Në këtë drejtim, njohuria është gjithmonë dorë më dorë me aftësinë për të menduar dhe analizuar,  që të mblidhen informata të reja adekuate për çështje konkrete, të vërtetohet se sa janë të sigurta burimet e njohurisë dhe më pas kjo njohuri të komunikohet në mënyrë efektive me ata që nga ai do ti marrin përfitimet e domosdoshme.

Nga kjo paraqitet rëndësia të jepet përgjigje adekuate edhe ndaj kërkesave të komunitetit të biznesit kur bëhet fjalë për rëndësinë e strategjive arsimore për t’i njohur nevojat e perspektivave të ndryshme.

Prandaj, sot njohuria është e hapur dhe prandaj studentët e diplomuar mësojnë edhe gjatë karrierës së tyre të punës.

Suksesi i karrierës varet nga adaptimi krijues i kushteve të ndryshme dhe nga njohuritë e arritura.

Kjo sugjeron në atë se studentët gjatë studimeve universitare janë aftësuar të mendojnë në mënyrë kritike dhe efektive dhe t’i shprehin mendimet e tyre, në pajtim me kohën  në të cilën jetojmë dhe mbijetojmë.