Kryeministri Zaev dhe ministri Bekteshi nga Ohri: Politikat ekonomike janë për rritjen e fuqisë së konsumit të qytetarëve si dhe rritjen e përfitimit të ndërmarrjeve, dhe për zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin e qytetit të Ohrit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi të shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Doganave RMV, Gjoko Tanasoski sot vizituan çarshinë e qytetit të Ohrit. Kryeministri Zaev dhe ministri Bekteshi vizituan disa shitore  punëtori të zejtarisë  dhe bashkëbiseduan me pronarët për kushtet e punës dhe pritjet e tyre si dhe për domethënien e masave për mbështetje nga ana e Qeverisë për ndërmarrjet e vogla, makro dhe të mesme.

Në kuadër të vizitës në çarshinë e qytetit të Ohrit, Kryeministri Zaev dhe ministri Bekteshi dhanë deklarata të shkurtra për mediat.

“Me ministrin Bekteshi shëtitëm në çarshinë e mirënjohur të qytetit të Ohrit, vizituam disa shitore dhe punëtori të zejtarëve,  me çrrastë biseduam me pronarët dhe esnafët për kushtet e punës dhe për domethënien e masave për mbështetje nga ana e Qeverisë së RMV.  Të gjithë jemi të pajtimit se mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që e siguron Qeveria ka domethënien dhe do ta vazhdoj. Ndërsa të përbashkëta janë pritjet që politikat ekonomike të rezultojnë me rritjen e konsumit personal që për këto biznese familjare dhe punëtori të zejtarëve do të thotë edhe rritje të fitimit,” tha Kryeministri Zaev dhe deklaroi se këtë vit ndryshohet politika ndëshkuese e cila në të kaluarën ishte represive dhe shërbente për presione dhe kërcënime njëherit dhe ndikim politik ndaj sektorit privat.

Kryeministri Zaev tha se dënimet do të jenë të drejta dhe të barabartë në pajtim me madhësinë e ndërmarrjes dhe nuk do ta dëmtojnë punën dhe ekzistencën e ndërmarrjes si dhe nuk do ta vështirësojnë jetën e qytetarëve. Gjatë njësimit të gjobës për ndërmarrjet do të mbahet  llogari për të ardhurat e realizuara në vitin  paraprak, numrin e të punësuarave dhe sanksionimet e mëparshme për shkelje të ngjashme ose të përafërta.

“Për ndërmarrjet e vogla sipas ligjit të ri gjoba minimale do të jetë 50 euro, ndërsa maksimalja do të jetë 2000 euro. Në krahasim me ligjin e vjetër gjoba maksimale ka qenë 5000 euro që do të thotë se gjobat për ndërmarrjet e vogla janë ulur për 60 për qind. Para gjobës mund të shqiptohet paralajmërim. Ose në rast kur vepra është bërë për herë të parë dhe nuk ka shkaktuar pasoja të dëmshme, as nuk ka cenuar interesin publik. Ligji do të jetë i barabartë për të gjithë,” theksoi Kryeministri Zaev dhe paralajmëroi se vijon takim me pronarët e hoteleve me të cilët do të bisedojnë për perspektivat e zhvillimit të turizmit.

“Nga këtu  do të drejtohemi edhe në takim me pronarët e hoteleve nga kjo anë për ti dëgjuar mendimet dhe propozimet e tyre për zhvillimin e turizmit. Duke marr parasysh se vitin e kaluar  patën numër rekord të lart të turistëve mbi 1 milion që kontribuoi në rritjen e të ardhurave në deviza nga 16.7 për qind në krahasim me vitin 2017. Pres që këtë vit mund të arrijmë rezultate edhe më të mira nëse së bashku kyçemi në realizimin e qëllimeve të përcaktuara dhe politikave për zhvillim të turizmit,” nënvizoi  Kryeministri Zaevi.

Ministri Bekteshi i ndau informacionet dhe numrat që kanë të bëjnë me numrin e turistëve të huaj dhe të vendit të cilët e kanë vizituar vendin tonë dhe theksoi se vitin e kaluar janë tejkaluar pritjet, vendin e kanë vizituar mbi 1 milion turist.

“Dua të ju informoj se nga viti i kaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kemi të regjistruar 1.1. milion turist  ndërsa pritjet janë që në vitin 2019 të arrijmë mbi 1.3 milion turist dhe njëkohësisht mbi 4 milion qëndrime në objektet tona hotelierike. Lajmi i mirë është që kemi rritje të turistëve vendorë,” theksoi ministri Bekteshi.

Ministri Bekteshi theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut zbaton politika për zhvillimin e turizmit dhe një nga masat është subvencionimi i pushimit vjetor i cili në mënyrë domethënëse ka kontribuar për zhvillimin e turizmit vendor.

“Vazhdojmë është këtë vit të subvencionojmë pushimet vjetor për punëtorët me të ardhura të ulta. Dua t’iu informoj se nga 26 hotele të paraqitura, 14 hotel janë nga Ohri që do të thotë se mbi 50 për qind nga gjithë fituesit e mjeteve nga kjo mas të cilën e realizon Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë do të qëndrojnë në Ohër,” tha ministri Bekteshi.