Kryeministri Zaev, ministrja Carovska dhe Zëvendëskryeministri Agjushev, u ndanë mirënjohje kompanive të cilat filluan me zbatimin e orarit me punë të shkurtuar për punonjësit e kthyer nga leja prindërore: Mundësi të barabarta për meshkujt dhe femrat dhe

“Mundësi të barabarta për meshkujt dhe femrat dhe balancim  ndërmjet obligimeve profesionale dhe private”, ishte tema e takimit të sotëm të punës me përfaqësuesit e Odave ekonomike të Kryeministrit Zoran Zaev, Zëvendëskryeministrit Koço Angjushev dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, si dhe përfaqësuesve të UN Women në vendin tonë. Në takimin e punës, që u mbajt me iniciativë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale u ndanë mirënjohje për vetë iniciativën e gjashtë kompanive vendore për përfshije në trendin global për zbatimin e orarit me punë të shkurtuar për punonjësit të cilët janë kthyer nga leja prindërore.

Kryetari i Qeverisë së RMV-së Zoran Zaev përshëndeti nismën me të cilën nënat fituan leje shtesë 3 muaj të paguar dhe potencoi se në këtë mënyrë kompanitë krijojnë punonjës të motivuar, të kënaqur dhe lojal.

“Kjo është një veprim shumë fisnik. Ky është reflektim i kujdesit të treguar të kompanive për punonjëset e tyre të cilat bëhen nëna dhe të cilave u është me rendësi ajo periudhë e zhvillimit të hershëm të fëmijës, bashkë me familjen, për tu përkushtuar fëmijëve të tyre sa më shumë të jetë e mundur”, theksoi Kryeministri Zaev.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, theksoi se për tregun cilësor të punës, por edhe për të qen prind i suksesshëm, është i rëndësishëm të bëhet balancim ndërmjet obligimeve profesionale dhe private, por edhe për të pasur mundësi për meshkujt dhe femrat.

“Si Qeveri për të cilën çdo fëmijë është i rëndësishëm dhe e cila në mënyrë aktive punon për avancimin e barazisë gjinore dhe zhvillimin e hershëm të fëmijës MPPS në konsultim të gjerë me të gjitha palët e interesuara do të propozojë shfrytëzimin e ndarë të lejes prindërore në ligjin e ri për marrëdhënie pune, i cili është në fazë të përpilimit. Në këtë mënyrë do të mundësohet që edhe i ati të shfrytëzojë leje prindërore e cila nuk do të kushtëzohet nga shfrytëzimi i pushimit të lindjes së nënës, që ka domethënie të madhe për zhvillimin e hershëm të fëmijës”, theksoi Carovska.

Zëvendëskryeministri Angjushev u pajtua se zbatimi i orarit të shkurtuar të punës për punonjësit që kthehen nga pushimi i lindjes është hap i shkëlqyer nëpërmjet të cilit nxitet nataliteti dhe rritet kënaqësia dhe motivimi te punonjësit.

“Këto procedura duhet t’i inkurajojnë edhe kompanitë e tjera t’i qasen zbatimit të masave të ngjashme. Bota ndryshohet në çdo segment,  ndryshon edhe në marrëdhëniet e punës dhe veprimet e këtilla ndikojnë në krijimin e imazhit të kompanive, të jenë të njohura si kompani të përgjegjshme shoqërore, të cilat kujdesen për punonjësit e tyre dhe në këtë mënyrë t’i ruajnë dhe të tërheqin kuadër cilësor”, theksoi Angjushev.

Drejtoresha e përgjithshme e SHA Evropa – Shkup, Marika Karaxhova e cila është njëra nga fitueset e  mirënjohjes, theksoi se kjo kompani ka 400 punonjës nga të cilët 300 janë femra. Për momentin, 10 prej tyre shfrytëzojnë orar të shkurtuar të punës, ndërsa 5 pritet të shkojnë në pushim të lindjes.

“Nëse SHA Evropa, me kaq përqindje të lartë të punonjëseve femra nuk frikohet të merr nismë të tillë, nuk ka pse kompanitë e tjera të frikësohen. Kjo paraqitet si nismë efektive”, theksoi Karaxhova.

Në debat me parashikime dhe komente në këtë temë u kyçën edhe kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut Branko Azeski, Nebi Hoxha, kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, drejtori ekzekutiv i Lidhjes së Odave ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Zarkov dhe drejtoresha ekzekutive e MASIT, Anita Nikova.

Fituesit e mirënjohjeve që ndau ministrja Carovska dhe Kryeministri Zaev, janë kompanitë Vitaminka nga Prilepi, e cila e para zbatoi orarin e shkurtuar të punës, SHA Evropa nga Shkupi, Fitofarm, marketet Reptil dhe Zur dhe kompania Makprogres nga Vinica.