Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov në kuadër të vizitës së punës në Republikën Federale të Gjermanisë mbajtën takim me Mihael Roth, Ministër Shtetëror për Evropë në kuadër të Ministrisë për Punë të Jashtme të Gjermanisë.
“Maqedonia e Veriut këtë vit paraqet tregimin e suksesshëm për Rajonin dhe Evropën. Për këtë arsye është i rëndësishëm momentumi përshtatshëm të jetë i shfrytëzuar dhe i përforcuar përmes vendimit për fillimin e negociatave aderuese në qershor. Ajo do të jetë konfirmim për kthesën historike që bëmë në marrëdhëniet me fqinjët tanë dhe nxitje e fuqishme për agjendën reformuese brenda. Por, njëkohësisht ajo do të jetë edhe sinjal i domosdoshëm se perspektiva evropiane është realitet dhe e kapshme, si dhe Brukseli dhe vendet anëtare objektivisht njohin dhe inkurajojnë shembujt pozitiv në rajon”, theksoi Ministri Dimitrov.
“Gjermania është vend mik tradicional i Maqedonisë së Veriut, me të cilën i mirëmbajmë marrëdhëniet e partneritetit, dhe njëkohësisht është edhe mbështetës i fuqishëm i politikës për zgjerim të BE-së dhe anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilën qartë flet inicimi i Procesit të Berlinit, i përkushtuar në ndërlidhje, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian”, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani duke e paraqitur progresin reformues të vendit në implementimin reformues të Planit 3-6-9 dhe Planit 18, si shembuj kryesore për progresin e vendit.
“Fakti se vendi gjendet në periudhë parazgjedhore kur pezullohet miratimi i ligjeve, krijon hapësirë për fokusim të institucioneve në realizimin e të ashtuquajturës ‘trak-rekord’, respektivisht rezultate të dukshme dhe shembuj të suksesshëm që demonstrojnë progresin thelbësor të reformave të zbatuara” shtoi Osmani, duke potencuar edhe Raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian, për të cilën pret se do ta tejkalojë progresin reformues të vendit.
Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ministri Dimitrov në kuadër të vizitës së punës në Berlin do të marrin pjesë në brifingun para Komisionit të BE-së në Bundestagun Gjerman, ku do të referojnë për rrjedhën e implementimit të detyrimeve politike që dalin nga Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si dhe progresin në zbatimin e reformave në fushat e parapara në konkluzat e samitit të vitit të kaluar të Bashkimit Evropian, si kritere kyçe para samitit të sivjetmë të BE-së në qershor, kur pritet konfirmimi i vendimit për fillimin e negociatave me BE-në.
Më parë Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ministri Dimitrov u takuan me deputetin Johan Vadeful, si dhe mbajtën takim zyrtar me Kryetaren e CDU-s, Anegret Kramp-Karenbauer.