Kryeministri Zaev në mbledhjen plenare të kryetarëve të Qeverive të EQL dhe RP të Kinës 16+1: Mbështesim fuqishëm iniciativën 16+1, kemi potencial të madh për avancimin e partneriteteve ekonomike dhe afariste

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev udhëheq delegacionin qeveritar në përbërje të së cilit janë zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomik, Koço Angjushev, ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugareski dhe ministri i kulturës, Asaf Ademi në Samitin e 8 të kryetarëve të Qeverive të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikës Popullore të Kinës, në kuadër të procesit 16+1, i cili këtë vit mbahet në Dubrovnik, të Republikës së Kroacisë. Në kuadër të këtij Samiti, kryeministri Zaev mori pjesë në mbledhjen plenare në të cilën mbajtën fjalim kryeministrat e vendeve pjesëmarrëse.

„Republika e Maqedonisë së Veriut, mbështet fuqishëm iniciativën 16+1. Besojmë se kemi potencial të madh për t’i avancuar partneritetet tona, por edhe për të krijuar potencial të ri ekonomik dhe afarist. Bashkëpunimi me Republikën Popullore të Kinës, me vendet nga EQL është platformë e shkëlqyer dhe një kanal shtesë për komunikim dhe bashkëpunim të vendit tonë me RP të Kinës në shumë sektorë të ndryshëm. RMV e finalizon anëtarësimin e saj në NATO këtë vit dhe jemi të fokusuar në hapjen e bisedimeve me BE-në. Po në këtë drejtim, iniciativa 16+1 është e plotësuar me këto përpjekje“, tha kryeministri Zaev në fjalimin e tij.

Kryeministri Zaev theksoi se vendi ynë ka përfitime nga përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe me RP të Kinës dhe në këtë drejtim i përmendi dy projektet infrastrukturore, të cilat dalin si rezultat i iniciativës 16+1, që nënkupton vazhdim i ndërtimit të autostradës Kërçovë - Ohër dhe se së shpejti pritet që në mënyrë zyrtare të bëhet lëshimi i autostradës Milladinovcë - Shtip, e cila është në fazë përfundimtare të ndërtimit.

„Me datë 30 dhe 31 tetor të vitit 2018 në Shkup me sukses u realizua „Simpoziumi i 5-të Think Tank“ i vendeve nga EQL dhe RP e Kinës. Kjo ishte ngjarja e parë e këtij lloji e organizuar në vendin tonë. Simpoziumi kishte katër panele diskutimi, të cilat ishin jashtëzakonisht produktive, me propozime dhe zgjidhje konkrete. Në margjinat e këtij Simpoziumi u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim midis Akademisë sonë të shkencave dhe arteve dhe Akademisë kineze të shkencave shoqërore. Nga data 19 deri më 21 nëntor të këtij viti, në organizim të Ministrisë së kulturës dhe Qendrës koordinuese për bashkëpunim kulturor midis vendeve të EQL dhe RP të Kinës do të mbahet „Forumi i 4 për bashkëpunim kulturor midis EQL dhe RP të Kinës.“

Në këtë drejtim Qendra koordinuese për bashkëpunim kulturor ka lansuar një ueb platformë e cila do të përdoret për komunikim dhe koordinim të institucioneve të kulturës të 17 vendeve dhe duhet të sigurojë përshtatjen dhe komunikimin midis programeve softuerike të institucioneve kulturore kombëtare, gjegjësisht ky është mjet për komunikim të drejtpërdrejtë dhe shkëmbim të informatave mes tyre”, theksoi kryeministri Zaev.

Në fund të fjalimit të tij, kryeministri Zaev i uroi mirëseardhje vendit tonë fqinj, Greqisë e cila i bashkohet iniciativës dhe bëhet vendi i 17-të anëtar i procesit të bashkëpunimit të RP të Kinës me vendet nga EQL.

„Ballkanin Perëndimor e pret një rrugë e gjatë, në të cilën duhet të punojmë për avancimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, transformimin e energjisë drejt përdorimit më të madh të burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe smart teknologjive dixhitale, fushat në të cilat Kina shumë shpejtë përparoi. Jam shumë i bindur se Samiti i sotshëm do të sigurojë një platformë solide për forcimin e bashkëpunimit tonë, veçanërisht të lidhjeve tona ekonomike, duke marrë parasysh faktin se RP e Kinës e zgjeron bashkëpunimin ekonomik me vendet nga rajoni“, theksoi kryeministri Zaev në fund të fjalimit të tij, gjatë mbledhjes plenare të kryetarëve të qeverive të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe Republikës Popullore të Kinës dhe shprehu falënderim deri tek kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviç për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të Samitit.