Kryeministri Zaev dhe Zëvendëskryeministri Angjushev në vizitë të sistemit të furnizimit me ujë në Gjevgjeli: Është tejkaluar problemi serioz i furnizimit me ujë nga viti 2012 dhe 16.000 qytetarë nga kjo anë tashmë furnizohen me ujë të pastër dhe të shënd

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike dhe Koordinim me resorët ekonomik, Koço Angjushev së bashku me kryetarin e Komunës së Gjevgjelisë, Sasho Pockov dhe drejtorin e NP Komunalec Gjevgjeli, Zllatko Zumrov, sot bënë një inspektim të sistemit të furnizimit me ujë në Gjevgjeli.

Me anë të këtij sistemit për furnizim me ujë dhe puseve, sot me ujë të pastër dhe të shëndetshëm furnizohen rreth 16.000 banorë nga rajoni i Gjevgjelisë.  

Në kuadër të inspektimit të puseve dhe sistemit për furnizim me ujë, kryetari i Komunës së Gjevgjelisë, Sasho Pockov theksoi se është zgjedhur problemi shumë vjeçar i banorëve të Gjevgjelisë për furnizimin me ujë dhe prezencën e arsenit në ujin për pije, problem serioz për të cilin alarmuan qytetarët edhe atë nga viti 2012 dhe pikërisht për këtë shkak nisi ndërtimi i një sistemi të ri të tërësishëm për furnizimin me ujë që sot i furnizon qytetarët me ujë të pastër, të shëndetshëm dhe të pijshëm.

Kryeministri Zaev dhe Zëvendëskryetari Angjushev kishin rast që të vizitojnë hapësirat ku gjenden pompat dhe sistemet për rregullim me çka njëherit u informuan për projektin, ndërtimin dhe performancat e sistemit për furnizim me ujë, si dhe mekanizmin për kontrolle dhe rregullim që do të thotë se është zgjidhur problemi dhe është siguruar ujë i pastër për pije për Gjevgjelinë dhe fshatrat përreth.