Kryeministri Zaev në takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Mogerin: Për shkak të qytetarëve dhe rajonit është e nevojshme që vendi të mbështetet dhe të vazhdoj edhe më shpejt në rrugën drejt integrimit evropian të dëshiruar

Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev në përbërje të së cilës janë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në margjina të Konferencës së kryetarëve të Qeverive nga Ballkani Perëndimor, sot në Berlin mbajtën një takim pune me nënkryetaren e Komisionit Evropian dhe përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për politik të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini.

Marrëveshja e Prespës, gjatë bisedës u potencua si shembull i suksesshëm dhe lajm i jashtëzakonshëm i cili rajonin e dërgon drejt Evropës, ndërkaq u potencua edhe se Konferenca e sotme, mes tjerash, ka për qëllim t’i festojë përfitimet për rajonin nga Marrëveshja.

Në takim u përshëndet suksesi në rrethin e parë  i zgjedhjeve presidenciale dhe u shprehën bindjet se ekzistojnë kushte për rreth të dytë të suksesshëm dhe për përmbushjen e cenzusit të nevojshëm për rrethin e dytë.

Kryeministri Zaev dhe përfaqësuesja e lartë Mogerini u dakorduan se stabiliteti i rajonit dhe veçanërisht përfitimet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë pas Marrëveshjes së Prespës, është e patjetërsueshme që vendi të mbështet dhe të vazhdoj edhe më shpejt në rrugën rreth integrimit evropian të dëshiruar.

Si rezultat pozitiv në fushën e integrimit të brendshëm të Maqedonisë së Veriut u potencua dialogu i vendosur politik mes pushtetit dhe opozitës gjatë miratimit të ndryshimeve kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës, si dhe për ligjet reformuese me të cilat përmirësohet puna e institucioneve dhe vendosen standarde evropiane në vend.