Kryeministrat Zaev dhe Borisov këmbyen letra me urime për Pashkë: Mirësia, dashuria dhe qetësia, si dhuratë nga Pashkët, ti vendosim në të ardhmen e përbashkët evropiane të dy popujve

Kryetarët e qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, me rastin e festave të Pashkëve këmbyen letra me urime për gëzimin e prosperitetit të marrëdhënieve midis popujve të vëllazëruar të të dyja vendeve dhe me dëshira për shëndet dhe mirëqenie.

Në letrën e tij Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov shpreh bindjen se ai dhe kryeministri Zaev me forcë akoma më të madhe do t’i orientojnë mirësinë, dashurinë dhe qetësinë si pjesë të festave të Pashkëve, për përfitimet e së ardhmes së përbashkët evropiane të dy popujve vëllezër.

Me urimin për festën e Pashkëve për kryeministrin Borisov dhe qytetarët e Bullgarisë mike, Kryeministri i Qeverisë  së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran  Zaev, thekson se rasti historik që në të njëjtin moment janë në krye të qeverive të dy popujve është mundësi për vendosjen e përkushtimit të fuqishëm dhe dashurisë së sinqertë në marrëdhëniet e dy vendeve për zhvillimin e mirëqenies së qytetarëve të të dyja vendeve.

"Ju uroj ditë pushimi të qetë dhe të bukur për qytetarët e Bullgarisë miqësore dhe  që dashuria e mëshira në të cilën na mëson kjo festë të jetë stili ynë i jetës çdo ditë", thuhet në letrën e Kryeministrit Zaev drejtuar Presidentit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Bullgarisë Bojko Borisov , me rastin e festës së Pashkëve.